×
  • Lajme
  • Lajme

    Anulohet tenderi i MASHTI’t për monitorues të lajmeve që e atakojnë ministrinë

    FrontOnline
    27 Maj 2024

    Anulohet tenderi i MASHTI’t për monitorues të lajmeve që e atakojnë ministrinë

    Është anuluar tenderi i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për “kontraktor individual për monitorim të mediave, qasje në dokumente publike dhe financiare”.

    Kur ishte publikuar, në tender përshkruheshin detyrat e përcaktuara për këtë pozitë. Një ndër to ishte edhe monitorimi i lajmeve që e atakojnë ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

    Kontrata ishte 12 mujore me pagë 600 euro.

    Pas bujës së madhe që shkaktoi ky tender, MASHTI kishte dalë me komunikatë për media.

    Në komunikatë thuhej se janë përdorur terma joadekuat në tender dhe kanë kërkuar falje.

    “Gjatë hartimit të këtyre termave të referencës, ku pa dashje janë përdorur terma joadekuat. Për këtë lëshim të paqëllimshëm, Divizioni për Komunikim Publik u kërkon falje mediave dhe qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagim.

    “Në bazë të kompetencave të veta ligjore dhe pa njohurinë e kabinetit, DKP ka përgatitur gjithë procedurën për këtë tender. Lëshimi ka ndodhur për shkak të zgjedhjes së termave joadekuat dhe duke qenë i paqëllimshëm, DKP u kërkon falje mediave dhe qytetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

    “Monitorimi i mediave është detyrë të cilën, Divizioni për Komunikim Publik (DKP) e kryen për shumë vite dhe kjo i ka shërbyer në vazhdimësi MAShTI-t për t’a mbajtur të informuar për lajmet që kanë të bëjnë me arsimin në Kosovë dhe asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është qëllim i MAShTI-it për t’i kritikuar mediat lidhur me lajmet që i publikojnë, apo për të ndikuar në politikat e tyre redaktoriale”, thuhet ndër të tjera.

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Lajme17 Qershor 2024
    Kryeministri Albin Kurti u takua me grupin e studentëve nga Amsterdam University College, të cilët janë pjesë të “Peace Lab field trip”...
    Lajme17 Qershor 2024
    Një aksident mes një veture dhe një motoçikleta ka ndodhur në Pejë, si pasojë e të cilit është lënduar motoçiklisti. Rastin për...
    Lajme17 Qershor 2024
    Duket se dita e dytë e Kurban Bajramit ka bërë që të ketë numër të madh të veturave që presin për të...
    Të tjera
    Lajme17 Qershor 2024
    Ndaj disa të thënave aty-këtu se gjoja ka pasur plasur për “vrasjen” e ish-Presidentt Ibrahim Rugova pas përfundimit të konferencës së Rambujes,...
    Lajme17 Qershor 2024
    Gjatë shënimit të asaj që subjekti në pushtet e quajti ‘Javë të Lëvizjes’, LVV-ja ka organizuar tubime dhe takime të strukturave. Një...
    Lajme17 Qershor 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka reaguar sot në konferencë për media ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i...
    Lajme17 Qershor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka publikuar listën e kandidatëve të cilët e kanë kaluar testin me shkrim në kuadër të procesit...
    Lajme17 Qershor 2024
    Instituti Kombëtarë i Shëndetësi Publike të Kosovës (IKSHPK), ka reaguar pas temperaturave të larta që po mbizotërojnë në vendin tonë. Ky Institut...
    Lajme17 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës ka njoftuar se sot në Zvicër është takuar me ministrin australian Bill Shorten Osmani thotë se temë diskutimi ishte...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.