Është anuluar takimi i partnerëve të koalicionit qeverisës në Kosovë.
Takimi i ftuar nga AAK në orën 14:00 është anuluar, dhe i njëjti pritet të shtyhet për të hënën.
Kështu kanë konfirmuar zyrtarë nga AAK dhe nga zyra e kryeministrit Hoti.
Siç raportohet në media, arsye e shtyerjes së takimit është mosprania e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj në Kosovë.
Sidoqoftë, asnjëra nga partitë nuk ka lëshuar ndonjë sqarim zyrtar në lidhje me shtyerjen e këtij takimi të planifikuar për sot