×
  • Lajme
  • Lajme

    Anton Quni: LDK ka diskutuar në kryesi për hyrjen e PDK-së në Qeveri

    FrontOnline
    09 Gusht 2020

    Anton Quni, anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka folur për herë të parë për mundësinë e Partisë Demokratike të Kosovës që t’i bashkohet Qeverisë aktuale të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

    Quni ka thënë se kjo temë është diskutuar brenda kryesisë së LDK-së, dhe se shumë shpejt do të marrin një vendim për këtë.

    “Kjo është çështje që është trajtuar brenda LDK-së, kemi diskutuar për të gjitha vështirësitë, për opsionet e ndryshme si mundet proceset politike të sfidohen veçmas pas akuzave nga Gjykata Speciale për autoritetet e larta të UÇK-së, që duhet të japin përgjegjësi”, ka deklaruan Quni në një intervistë për arbresh.info.

    Ministri i Mbrojtjes, ndonëse nuk e bën të ditur se cila do të ishte vota e tij nëse një kërkesë e tillë shkon në kryesinë e LDK-së, nuk e ka mohuar këtë bashkëpunim në këtë fazë politike.

    “Natyrisht se ne të gjithë anëtarët e kryesisë së LDK-së, e kemi pas lirinë të shprehim vlerësimet dhe mendimet që si të tejkalohet kjo situatë natyrisht duke qenë edhe korrekt me përgjegjësin që e kemi marr si parti dhe korrekt ndajë votueseve. Janë shumë faktorë që mund të ndikojnë është temë që do të diskutohet edhe në të ardhëm por, ne fund duhet të vijmë në një vendim që të jetë sa më i artikuluar por natyrisht duke e ruajtur unitetin si LDK, dhe unë i përmbahen kodit të brendshëm brenda LDK-së, unë do ti shfrytëzojë të gjitha”, ka thënë Quni.

    Koalicioni i fundit nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa ishte nënshkruar në dhjetor të 2014’ës.

    Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka mohuar se Partia Demokratike e Kosovës do të bëhet pjesë e qeverisë nëse presidentit, Hashim Thaçi, i vërtetohet aktakuza dhe duhet të shkojë në Hagë.

    “Ka tema që duhet të diskutohen brenda koalicionit. Në parim jemi duke punuar në përputhje me marrëveshjen e koalicionit, me prioritetet që ka vendi. Nuk shoh arsye për zgjerimin e koalicionit”, ishte deklarata e shefit të ekzekutivit.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemali – kandidat edhe për deputet – ka pasur pritika ndaj Presidentes së Kosovës,...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka uruar Arianit Besirin për zgjedhjen e tij si kryetar bashkie në Gjermani, duke shkruar...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë Faton Peci, thotë se gjatë këtij mandati kanë mbështetur 30 gra të Krushës me 1 milion e 933 mijë...
    Të tjera
    Vip26 Nëntor 2024
    Drenusha ka diskutuar me Lelën, Xhenetën dhe Anisën për ngjarjet e fundit në shtëpi. Drenusha u bëri apel vajzave që të mos...
    Vip26 Nëntor 2024
    Lela ka diskutuar me Drenushën, Xhenetën dhe Anisën për ndarjen e punëve të shtëpisë. Lela si kapitene e javës do të ndajë...
    Vip26 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Burimi, ka harruar se kishte nominuar Drilonin teksa banorët e tjerë ia kujtuan këtë. Ndërkohë, Driloni...
    Vip26 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Vullneti, ka thënë se ka parë entuziazmin tek banorët kur Burimi u shpallë si më pak...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    14-vjeçari M.P. ka lënë sot ambientet e spitalit privat dhe është transferuar drejt burgut të të miturëve në Kavajë. Ditën e kaluar,...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Dëshmitari Halil Çadraku, gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se gjatë periudhës mars-gusht 1998 nuk ka pasur kontakt me anëtarët e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.