×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Ankesat në prokurim/ Ministria e Zhvillimit Rajonal s’e respekton Ligjin e Punës!

    FrontOnline
    30 Janar 2020

    Procesi i prokurimit për sigurimin e objektit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal(MZHR) po përcillet me ankesa kompanitë pjesëmarrëse në tender, ku këto të fundit po e kritikojnë institucionin shtetëror për mosrespektim të Ligjit të Punës, raporton portali “Front Online”.

    Për këtë aktivitet të prokurimit, i cili është ritenderuar MZHR-ja ka rekomanduar për nënshkrim të kontratës kompaninë “Luani SHPK” prej 9628 euro, por në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) janë ankuar operatorët ekonomik “Commando SHPK” dhe “Rosa Security”.

    Besim Shkurti nga “Commando SHPK” ka deklaruar në seancën e së mërkurës të OSHP-së se autoriteti kontraktues (MZHR) nuk ka respektuar kërkesat për Ligjin e Punës, raporton “Front Online”.

    “Në dosjen e tenderit, saktësisht në specifikimet teknike nga ana e autoritetit kontraktues është kërkuar që të bëhet respektimi i Ligjit të Punës për punonjësit e angazhuar. Dihet që puna e natës, sipas Ligjit të Punës, paguhet 30% më shtrenj krahas pagesës normale. Pra për sigurimin 24 orësh të objektit nevojiten katër punëtorë. Ministria, por as ekspertja shqyrtuese nuk kanë kërkuar analizë financiare që dëshmon se operatori ekonomik i rekomanduar e përmbushë kontratën”, ka potencuar Shkurti.

    Sipas tij, kontrata në vlerë prej më pak se 10 mijë euro nuk i mbulon këto shpenzime të punëtorëve, prandaj kompania që e udhëheq ai është në dilemë nëse duhet respektuar Ligji i Punës apo jo.

    Ndërsa pronari i kompanisë “Rosa”, Shefqet Damka, i ka akuzuar drejtuesit e MZHR-së se për shkeljet në tender dhe, siç ka thënë ai, për këto parregullsi dikush duhet të shkoj në burg. Madje ai është shprehur se nuk ka besim as tek paneli shqyrtues i OSHP-së.

    Në anën tjetër, Ekzotina Brahimaj nga MZHR-ja ka thënë se i ka shqyrtuar pretendimet e dy operatorëve ekonomik ankues dhe siç ka thënë ajo, operatori ekonomik i rekomanduar për kontratë i plotëson të gjitha kriteret e përcaktuara në dosje të tenderit.

    Edhe ekspertja shqyrtuese nga OSHP-ja, Teuta Krasniqi, ka thënë se operatori ekonomik i shpërblyer për kontratë i plotëson kërkesat e autoritetit kontraktues.

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do t’u mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimit.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Mars 2025
    Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Përparim Rama ka përzgjedhur N.N.SH. WORLD MEDIUM, LIMITPROJECT SH.P.K, Rahovica Comerce SH.P.K. si fituese të...
    Lajme06 Mars 2025
    Sistemi i E-Prokurimit përmes të cilit zhvillohet procesi i prokurimit në Kosovë, pra për të gjitha Institucionet Publike në Kosovë ka më...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Kryeministri Mark Carney u zotua se do të mposhtë Shtetet e Bashkuara sa i përket tarifave tregtare të vendosura nga presidenti amerikan,...
    Lajme29 Prill 2025
    Osman Hajdari edhe më tutje vazhdon ta ushtroj funksionin e ushtruesit të drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), e të...
    Lajme29 Prill 2025
    E propozuara për Kryeparlamentare nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu shpreson që opozita të reflektojë dhe konstituohet Kuvendi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. “Kuvendi i...
    Lajme29 Prill 2025
    Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, ka thënë se zgjedhjet duhet të jenë zgjidhja e fundit. Opsioni i...
    Lajme29 Prill 2025
    Për të tetën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta konstituojë legjislaturën e re. Kandidatja e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena...
    Lajme29 Prill 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se qëndrimi i AAK-së nuk ndryshon. Pas dështimit të vazhdimit të tetë të seancës konstituive të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.