×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Ankesa për dallavere në tenderin 1.5 milionësh të Ministrisë së Infrastrukturës

    FrontOnline
    04 Mars 2020

    Dy operatorë ekonomik, “IMK-Ballkan Projekt”Sh.P.K., si dhe N.SH“IMBS” & N.N.SH. “Geokos A&A”, por edhe eksperti shqyrtues i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), nuk janë pajtuar me vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës (MI) për elimimin nga gara të këtyre kompanive në tenderin në vlerë prej rreth 1.5 milionë euro për ekzaminimin kontrollues për material dhe kualitetin e punëve në projektet e infrastrukturës rrugore , me arsyetimin, siç është thënë për shkak të çmimit jonormalisht të ulët, raporton portali “Front Online”.

    Në seancën e OSHP-së të mbajtur të martën që lamë pas, eksperti shqyrtues i prokurimit, Muhamet Kurtishaj, ka deklaruar se është për t’u habitur fakti se në vlerësimin e ofertave të dy operatorëve ekonomik ofertat e tyre vlerësohen në përputhshmëri me kërkesat e dosjes së tenderit, ndërsa në anën tjetër kur bëhet vlerësimi në bazë të rregullores përkatëse, gjatë kalkulimit përfshihen edhe ofertat e papërgjegjshme, veprim ky që siç ka thënë ai, është në kundërshtim me Nenin 3 të Ligjit të Prokurimit Publik.

    Zeqir Fetoshi, përfaqësues ligjor i kompanive IBMS, Geokos A&A”, ka deklaruar se në vlerësimin e parë MI-ja i ka rekomanduar për kontratë kompanitë që i përfaqëson, pasi që i ka konsideruar si operatorë ekonomik të përgjegjshëm, të cilët kanë konkurruar me çmime krahasuese të tregut.
    Por, sipas tij, pasi që kjo lëndë është kthyer në rivlerësim, Ministria e Infrastrukturës më 17 tetor 2019 u ka kërkuar sqarime shtesë në lidhje me disa pozicione të tenderit, duke u kërkuar si dëshmi ofertë, apo fatura se mund ta realizojnë projektin në fjalë.

    Sipas Fetoshit, kompanitë u kanë dërguar dëshmitë konkrete, por prapëseprapë Ministria i ka eliminuar nga gara dhe ka anuluar këtë aktivitet të prokurimit.

    “Duke u bazuar në të gjitha sqarimet që i kemi cekur më lartë, rezulton se anulimi i këtij aktiviteti të prokurimit është bërë në kundërshtim me nenin 62 të LPP-së dhe në kundërshtim me nenin 44.5 të Rregullave dhe Udhëzuesit Operativ për Prokurim Publik, sepse asnjëra nga kushtet e parashikuara në këto dispozita nuk janë përmbushur, për shkak se ne jemi ofertues i përgjegjshëm”, ka thënë Fetoshi.

    Ndërsa Elhame Binaku, përfaqësuese e operatorit ekonomik ankues “IMK-Ballkan Projekt”, është ankuar edhe në mendimin e ekspertit shqyrtues, pasi që, siç ka thënë ajo, kompania tjetër pjesëmarrëse në tender IBMS nuk i plotëson kushtet dhe kriteret e tenderit.

    Në anën tjetër, Afërdita Shkoreti, përfaqësuese e Ministrisë së Infrastrukturës, në këtë seancë ka deklaruar se autoriteti kontraktues i ka trajtuar operatorët ekonomik në mënyrë të barabartë dhe jo- diskriminuese. “Ne kemi vepruar në mënyrë transparente gjatë vlerësimit të ofertave gjithmonë ne respektim te Nenit 1 Qëllimit te Ligjit te prokurimit Publik, njëkohësisht duke marre në konsiderate qëllimin dhe lëndën e prokurimit”, ka thënë ajo.

    Sipas saj, grup i operatorëve ekonomik  “IBMS , Geokos A & A” është eliminuar  me arsyetimin se në lot 1 dh 2  çmimi i ofruar është më shumë se 30% më i ulët se çmimi mesatar i tenderëve të  përgjegjshëm, si dhe  çmimi i ofruar është më shumë se 10% më i ulët se çmimi ose kostot e tenderit të dytë më të ulët.

    Ndërsa operatori ekonomik “IMK BALLKAN PROJEKT” është eliminuar për këtë arsye se në dy lote ka ofruar çmim prej 30% më të ulët se çmimi mesatar i tenderëve të  përgjegjshëm dhe njëkohësisht çmimi i ofruar është më shumë se 10% më i ulët se çmimi ose kostot e tenderit të dytë më të ulët.

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do t’u mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimit.

    /Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Lajme23 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi përmes një vendimi ka anuluar tenderin për furnizim me ushqim për pacientet e...
    Lajme21 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi, pasi ka zgjedhur Operatorin Ekonomik për furnizim me pije dhe ushqim për pacientet...
    Lajme02 Maj 2025
    Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) përmes një vendimi ka gjobitur komunën e Gjakovës me 10 mijë euro, si dhe është kërkuar revokim...
    Të tjera
    Kronika01 Qershor 2025
    Një grua rreth 24-vjeçare ka vdekur në QKUK si pasojë e një aksidenti. Rastin e konfirmoi drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser...
    Kronika01 Qershor 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona, njëri prej tyre zyrtar policor, nën dyshimin se kanë...
    Vip01 Qershor 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna, u përball me një moment të sikletshëm gjatë një performance në një club. Tuna u pengua në...
    Lajme01 Qershor 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar fëmijët për 1 Qershorin, ditën e tyre. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar...
    Lajme01 Qershor 2025
    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se nga sot, më 1 qershor, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK)...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në Kosovë ka mbërritur Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Irene Fellin. Në Kosovë, Fellin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.