×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Angela Merkeli është rikthyer

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Gjithkush e meriton një shans të dytë, përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel. Pas 15 vjetësh në detyrë, ajo duket e gatshme që t’i përfundojë disa punë të pakryera para se të largohet vitin e ardhshëm. Dhe Presidenca e Gjermanisë me Këshillin e Bashkimit Evropian, e cila nisi më 1 korrik dhe do të zgjasë për gjashtë muaj, ia jep Merkelit një shans për ta bërë këtë gjë, sidomos kur bëhet fjalë për përmirësimin e performancës së vakët të shtetit të saj në ndaljen e ndryshimeve klimatike, kapërcimin në digjitalizim dhe promovimin e unitetit të përgjithshëm evropian.

    Kanë kaluar disa vjet qëkur ideja e udhëheqjes gjermane ka qenë e popullarizuar mes aleatëve të saj si dhe armiqve të dikurshëm. Vendi është rimëkëmbur relativisht mirë nga kriza financiare e 2008-s dhe njihet për adoptimin e energjisë së ripërtërishme, shkruan Foreign Policy Magazine.

    Kësisoj, admirimi për Gjermaninë u rrit, mbase duke e prekur shkurtimisht pikun më 2015, falë mënyrës së menaxhimit me krizën e atij viti me refugjatët, por që prej zgjedhjeve të fundit federale më 2017, u bë e qartë se Merkeli dhe politikat dalluese të vendit kanë humbur shkëlqimin, transmeton KOHA.

    Duke qeverisur përherë në partneritet me socialdemokratët e qendrës së majtë, Merkeli i la konservatorët e vendit të saj të zemëruar teksa u shfaq po ashtu hezituese kundruall ambicieve të progresistëve për eurobondet dhe rregullimet më të serta mjedisore në industri. Ndërkohë, qepja e Gjermanisë pas asaj që e quan interes fisnik vetjak – qoftë për klimën, inovacionin apo krizën e menaxhimit në BE – deri në njëfarë shkalle ka nxitur kundërreagim dhe ka kërcënuar solidaritetin e BE-së.

    Në “mantelin” e udhëheqjes

    Mirëpo muajve të fundit Gjermania duket ta ketë veshur mantelin e udhëheqjes përsëri. Mënyra e saj e menaxhimit me pandeminë e koronavirusit ka qenë e pashembullt. Gjermania është lartësuar për kapacitetin e saj të testimeve dhe për një aplikacion të ri të gjurmimit të kontakteve, i cili i ka mbajtur nën kontroll kërkesat e sistemit të saj shëndetësor dhe nivelin e vdekshmërisë në shkallë relativisht të ulët.

    Në këmbim të kësaj, Merkeli dhe Gjermania duket se do të shfaqen më të forta se përpara, gjë kjo që ua ofron atyre mundësinë që të gjejnë shtegun për përmirësimin e sfidave kyç.

    Në fillim të mandatit të saj Merkeli ishte kategorizuar si “kancelare klimatike”. Ajo ka qenë mbrojtëse e fuqishme e shmangies së ndryshimeve klimatike dhe prej kohësh ka ushtruar presion mbi vendet e tjera për të kufizuar lirimin e karbonit. Për shembull, si nikoqire e G8-s së 2007-s, Merkeli qe në gjendje t’i bindte liderët e tjerë që t’i pranojnë shkurtimet domethënëse në lirimin e gazeve. Por është vështirë t’i joshësh të tjerët ta kryejnë pjesën e zorshme të punës, kur vetë nuk i përmbushni synimet tuaja klimatike.

    Zelli i Merkelit për ta larguar shpejt Gjermaninë nga fuqia bërthamore, për shembull, mund ta ketë shndërruar vendin e saj në një përcaktues të trendëve, por kjo gjë ka rezultuar po ashtu me një situatë, në të cilën ekonomia më e madhe e Evropës doli të mbështetej fuqimisht nga thëngjilli, kur zgjerimi i energjisë së ripërtërishme ngeci.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Prej shumë vitesh Irlanda njihet si një strehë e gjigandëve amerikanë të teknologjisë, duke ndërtuar qendra të shumta të dhënash që konsumojnë...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Është gjetur pa shenja jete një burrë 57-vjeçar në fshatin Bruz Zallë të Malësisë së Krujës. Bëhet e ditur se ai ishte...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Xheneta ka dhënë disa doza qortimi ndaj Drilonit për siç tha ajo, se nuk di të shkruajë e të lexojë shqip. Sipas...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana Kabashi shpesh ndan fotografi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Edhe sot...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një helikopter i një spitali u rrëzua mëngjesin e së dielës në Turqinë jugperëndimore, duke vrarë të katër personat në bord. Dy...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.