Pas largimit të deputetit Haxhi Shalës, kanë nisur largime të shumta nga Nisma Socialdemokrate
Të enjten nga kjo parti është larguar kryetari i të rinjve në Suharekë.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka treguar për largimin e tij dhe shuarjen e nëndegës së NISMA’s në fshatin Dvoran.
“Rrugëtimin tim do të vazhdoj së bashku më njeriun e fjalës z.Haxhi Shala i cili çdo herë ishte zëri im e zë i rinisë si në Kuvendin e Kosovës, por edhe në organet e partisë”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se gjatë ditës nga Nisma është larguar edhe asamblistja komunale në Suharekë njëherit edhe kryetare e gruas në Nismën e Suharekës, Albana Bytyqi.
Ky është postimi i tij i plotë:
Të dashur familjar miq e kolegë dhe ju aktivistë shumë të respektuar, unë si Kryetar i Rinisë në Therandë dua të ju njoftojë se rrugëtimi im politik me Nismen Socialdemokrate MBARON këtu andaj
sot jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet e mia politike, që përfaqësoj në Nismën Socialdemokrate, dhe gjithashtu NËNDEGA në Dvoran SHUHET nga ky moment!
Rrugëtimin tim do të vazhdoj së bashku më njeriun e fjalës z.Haxhi Shala i cili çdo herë ishte zëri im e zë i rinisë si në Kuvendin e Kosovës, por edhe në organet e partis.