×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtari i bordit të KOSTT alarmon se ka edhe incizime: Donin të na diktonin politikat frikësuese të Mihalit

    FrontOnline
    17 Tetor 2024

    Anëtari i bordit të KOSTT-it, Nebih Zariqi ka dhënë detaje të tjera, pas publikimit nga Nacionale të komunikimeve mes Dejona Mihalit të VV-së dhe Nagip Krasniqit, ish-kryeshef në KEK.

    Aty dëshmohet se si Mihali vendoste për shumë çështje në sektorin e energjisë në Kosovë, madje edhe kur të kishte reduktime të rrymës.

    Në një shkrim në Facebook, Zariqi ka thënë se me datën pesë gusht 2021, Komisioni për Ekonomi kishte ftuar në takim bordin e KOSTT-it:

    “Pikërisht për shkak të këtyre korrespodencave Komisioni Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti me datën 5 gusht 2021 e fton Bordin e KOSTT-it në takim me dyer të mbyllura, me aludimin se diskutimi ka të bëj me sekret shtetëror e qe ne fakt asgje nuk kishte sekrete por donin ta friksonin Bordin dhe te diktonin politikat nënshtruese-friksuese të Mihailit( ekziston inçizimi-zerimi i ketij takimi)”.

    Tutje, ai ka thënë se prapaskena e këtij takimi ishin thashethemet e tre personave, duke përfshirë Dejona Mihali e Ngadhnjim Jakupi.

    “Prapa skena e atij takimi ishin thashethemet e Genc Kunushecit, Ngadhnjim Jakupit dhe Dejona Mihailit.

    Ngadhnjim Jakupi ( sekretari)ishte shkarkuar nga Bordi i KOSTT, pikrisht për falsifikm dhe shtrembërim të diskutimeve që anëtaret e Bordit i bënin në mbledhje( ekzistojne inçizimet dhe proçesverbalet )

    Pra, kështu ka qenë strategjia e funksionimit të bordeve të kësaj Qeverie. Emrohen kinse të pavarur, por diktohen në çdo vendim që marrin.”

    “Pasi që Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti nuk arriti ta bind Bordin të funksionoj sipas direktivave të Qeverisë, zgjodhi rrugën tjetër defunksionimin e Bordit të KOSTT duke i shkarkuar njërin nga anëtaret me të dinjitetshem dhe profesional.” – ka shkruar Zariqi në fund.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme17 Tetor 2024
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar që shumë shpejt do të përfundojë evidentimi i qytetarëve të Kosovës të regjistruar...
    Lajme17 Tetor 2024
    Njohësi i politikës, Fidan Ukaj, e vlerësoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Bosnjës...
    Lajme17 Tetor 2024
    Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pranuar si donacion 30 shtretër për pacientët, një ndihmë e rëndësishme që do të përmirësojë kushtet...
    Të tjera
    Lajme17 Tetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka kujtuar ish-ambasadoren amerikane, Tina Kaidanow, e cila vdiq dje. “I pikëlluar për vdekjen e...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Kamala Harris tha se presidenca e saj “nuk do të ishte një vazhdim i presidencës së Joe Biden” në një intervistë t...
    Lajme17 Tetor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Integrim Evropian, nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi pret reflektim nga shteti i Bosnjës pas vendimit të Qeverisë...
    Lajme17 Tetor 2024
    Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar mbi 100 marrëveshje e shumë prej tyre janë lënë në harresë. Dy qeveritë duhet të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Dimal Basha, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka kritikuar opozitën kosovare, pra PDK-në, LDK-në dhe AAK-në. Basha...
    Kronika17 Tetor 2024
    Një mosmarrëveshje është bërë shkak i një përleshjeje mes një burri dhe gruaje në Rahovec. Policia njofton se të dyshuarit janë arrestuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.