Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Aneksi mjaft i paqartë, Marrëveshja e panënshkruar por obligative”

    FrontOnline
    26 Mars 2023

    Analistët politikë në vend po konsiderojnë se Aneksi i zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, publikuar nga Bashkimi Evropian, është shumë i paqartë sa i përket përgjegjësive që iu takojnë Kosovës dhe Serbisë.

    Sipas tyre edhe pse marrëveshje nuk është nënshkruar nga palët, sipas ligjeve ndërkombëtare, ajo është obligative.

    Analisti politik, Arbnor Sadiku, tha se ky aneks nuk sqaron gjërat në kuptimin e marrjes së përgjegjësive.

    “Më tepër është në pika më të holla sesa marrëveshja që është finale. Nuk është shumë i qartë. Do të dihet se a është i zbatueshëm kur të vijë çështja e (vetë)menaxhimit të komunave serbe, statuti për krijimin e këtij lloj institucioni paralel të qeverisjes. Atëherë do të shohim se sa do të jetë i qartë”, tha ai

    Ai tha se marrëveshja edhe pse nuk është nënshkruar, palët kanë rëne dakord dhe marrëveshja bëhet e detyrueshme.

    Sipas Sadikut, duhet që të ketë më shumë trysni nga pala ndërkombëtare që kjo marrëveshje të zbatohet.

    “Në momentin që palët në dialog i thonë ‘po’ ose ‘jo’ marrëveshjes, ajo marrëveshje pastaj përmes procesverbaleve, shkon nëpër kanale diplomatike dhe si e tillë bëhet e detyrueshme. Për t’u zbatuar edhe kjo marrëveshje si marrëveshjet e kaluara, nënkupton që palët duhet të kenë vullnet. Dhe të ketë një trysni ndërkombëtare si garantim për zbatimin e këtyre marrëveshjeve. Ne e dimë që në të kaluarën, Serbia ka nënshkruar, por në parim nuk i ka zbatuar 90 për qind prej tyre”, tha ai.

    Analisti Albinot Maloku ka thënë se aneksi është jashtëzakonisht joshpjegues, por palët i obligon që ta jetësojnë Marrëveshjen.

    Edhe Maloku vlerëson se megjithëse marrëveshja nuk është nënshkruar, sipas të drejtës ndërkombëtare kur krerët e shtetit dakordohen për diçka ajo bëhet obligative për palët.

    “Aneksi është jashtëzakonisht jo fort shpjegues se si do të duhej ose se si kemi pritur që të ishte”. Por ai thekson se aneksi i obligon palët që ta jetësojnë dakordimin e 27 shkurtit, dhe bën fjalë për marrëveshjet e arritura deri në ditën e dakordimit.

    “Praktikat e gjetjeve kreative të Bashkimit Evropian, po bëhen të bajatshme në momente të caktuara, për faktin që tentimi në vazhdimësi në dokumente janë përdorur emra dhe modifikime të ndryshme edhe kjo mosvendosje e nënshkrimit është një lloj gjetje për qetësimin ose kompromis për qetësimin e palëve. Presidenti Vuçiq, para audiencës së vet është duke thënë se unë nuk vendos nënshkrim, mirëpo në anën tjetër sipas të drejtës ndërkombëtare, kur krerët e shtetit dakordohen për diçka bëhet obligative për palët dhe se në këtë rrafsh edhe kjo është obligative për Kosovën edhe për Serbinë”, tha ai

    “Bashkimi Evropian, konkretisht Borell tha se menjëherë duhet që të fillojë zbatimi i asaj që është dakorduar duke përfshirë edhe marrëveshjet e nënshkruar paraprakisht. Në këtë praktikë nuk është se ka qenë ndonjëherë mirëpo është obligative dhe duhet që të zbatohet”, tha ai./EO

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2023
    Lista Serbe doli në konferencë për media pasi Albin Kurti publikoi listën e serbëve të cilët i cilësoi si kriminelë dhe organizatorë...
    Lajme02 Qershor 2023
    Me pjesëmarrjen e më se 30 studentëve dhe gazetarëve të rinj, gjatë tri ditëve në Prishtinë është mbajtur moduli i parë i...
    Lajme02 Qershor 2023
    Instituti GAP ka publikuar statistikat të cilat thonë se numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në nivel vendi ka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Qershor 2023
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të jetë nesër në Ankara për ceremoninë e betimit të Recep Tayyip Erdogan, i cili u...
    Lajme02 Qershor 2023
    Si shkak i situatës së tensionuar në veri të vendit, Bashkimi Evropian ka dal me disa kërkesa ndaj Kosovës në mënyre që...
    Vip02 Qershor 2023
    Vivien dhe Getinjo, kishin krijuar lidhjen e tyre brenda shtëpisë së “BBVA”. Lidhje kjo e cila nuk zgjati edhe shumë jashtë shtëpisë...
    Lajme02 Qershor 2023
    Kryetari i komisionit qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka bërë të ditur se Kosova ka filluar me kërkesat e saj...
    Lajme02 Qershor 2023
    Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin të gjallë një person që kishte rënë në bunar. Ngjarja ka ndodhur në...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2023
    Sipas një deklaratë të Kombeve të Bashkuara, çmimet e ushqimeve në muajin maj shënuan nivelin më të ulët në dy vjet. Indeksi...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.