×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Andin Hoti: S’ka marrëveshje finale me Serbinë pa u zgjidhur çështja e personave të zhdukur

    FrontOnline
    03 Shkurt 2022

    1617 persona në Kosovë ende figurojnë të zhdukur nga lufta e fundit.

    E, familjarët e tyre ende janë në ankth tash e më shumë se dy dekada, duke mos pasur informacione për më të dashurit e tyre.

    Ata në vazhdimësi po kërkojnë që kjo çështje të marr epilog dhe presioni ndaj Serbisë të shtohet.

    Kërkesë të ngjashme ka edhe kryetari i delegacionit të Kosovës për personat e pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti.

    Ai në një intervistë për FrontOnline deklaron se nëse Bashkimi Evropian me të vërtetë dëshiron që Kosova dhe Serbia të normalizojnë marrëdhëniet mes vete duhet ta zgjidhin këtë çështje.

    Ndryshe, sipas tij, nuk do të ketë fare normalizim.

    “Nëse Bashkimi Evropian është i interesuar që Kosova dhe Serbia të shkojë drejt drejtimit të normalizimit të marrëdhënieve. Serbia duhet të jetë e gatshme të pranoj krimet e saj që i ka bë, Serbia duhet të jetë e gatshme që së paku pas 22 viteve ta lë politikën anash në fatin e personave të zhdukur dhe të tregojë dhe të ndalë krimet e shumëfishta që po i bën sepse fatkeqësisht Serbia po vazhdon të bëj krime ndaj fatit të personave të zhdukur duke mos treguar informacione se ku janë, dhe Serbia duhet t’i ndalë këto, përndryshe as Kosova dhe as Serbia nuk mund të kenë normalizim të marrëdhënieve”, ka thënë ai, për FrontOnline.

    Marrëveshja finale me Serbinë nuk mund të arrihet pa u zgjidhur çështja e personave të zhdukur.

    Dhe, këtë e ka thënë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Kështu ka deklaruar për FrontOnline, kryetari i Komisionit Qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hoti.

    “Pikërisht është kushtëzuar pala serbe dhe kjo ka qenë edhe publike që marrëveshja finale nuk mund të arrihet, nuk mund as të flitet, pa arritjen e një marrëveshjeje për fatin e personave të zhdukur, prandaj është çështje e kryeministrit Kurti, mirëpo besoj se edhe ai e ka thënë edhe besoj se kjo do të jetë qëllimi ynë se nuk do të ketë asnjë marrëveshje të përgjithshme pa zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur, pa zgjidhjen e kësaj fushe dhe besoj se i qëndrojmë kësaj prapa, i qëndron kryeministri Kurti sepse unë natyrisht që i qëndroj edhe në takimet në Bruksel që i kemi pas”, është shprehur Hoti, për FrontOnline.

     

    Hoti tregon se cila është sfida kryesore tek çështja e personave të zhdukur

    Kryetari i delegacionit të Kosovës për personat e pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti, deklaron se 22 vite që nga paslufta nuk është bërë aq sa duhet për këtë çështje.

    Mirëpo, kur dihet fakti se kush është përballë dhe me kënd po ballafaqohet Kosova, atëherë kjo është sfidë.

    Kurse, përmend se cilat janë dy sfidat kryesore me të cilat po përballet Kosova.

    “Sfida kryesore është mungesa e informacionit të besueshëm dhe politizimi i çështjes së personave të zhdukur nga ana e Serbisë”, ka thënë ai, për FrontOnline.

    Presioni i vazhdueshme nuk ka kryer punë.

    Serbia duhet të kushtëzohet në forma nga më të ndryshmet në mënyrë që të identifikohen personat e zhdukur.

    Kështu, thotë Andin Hoti, kryetari i Komisionit Qeveritar për personat e pagjetur.

    “Presioni në vazhdimësi ka qenë jo vetëm sot, por nuk ka mjaftu që ne me i identifiku personat e zhdukur, nuk ka mjaftu që me bind Serbinë me trajtua këtë çështje si çështje humane prandaj ne po kërkojmë që të kushtëzohet Serbia në forma të ndryshme që ajo të lejojë hapjen e arkivave kryesisht ato konfidenciale që janë të ushtrisë dhe të policisë serbe të luftës së fundit të Kosovë”, ka thënë ai.

    Sipas tij, pa pasur epilog çështja e personave të pagjetur s’ka normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

    “Jo vetëm që duhet rritur, Bashkimi Evropian në këtë rast ndërmjetëson dialogun Kosovë-Serbi por jo vetëm që duhet të rritet presioni por e thash që duhet të kushtëzohet Serbia sepse nuk mund as të imagjinohet e ka thënë këtë edhe z.Kurti në deklaratën e tij, nuk mund as të imagjinohet normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi pa pas një epilog fati i personave të zhdukur, pa u zgjidh çështja e personave të zhdukur”, është shprehur Hoti, për FrontOnline.

     

    Hoti: Besoj se çështja e personave të zhdukur shpejtë do të marrë epilog

    Kryetari i delegacionit të Kosovës për personat e pagjetur, në bisedime me Serbinë, Andin Hoti, ka thënë se jo vetëm Qeveria e Kosovës por edhe ndërkombëtarë të involvuar në procesin e dialogut po e prioritizojnë çështjen e personave të zhdukur.

    E, për këtë Hoti beson se fati i personave të zhdukur shpejtë do të marrë një epilog.

    “Prandaj, po e shoh dhe po më jep një shpresë të them të drejtën, kohët e fundit prioritizimi i çështjes së personave të zhdukur e keni parë edhe në media edhe në diskutime qoftë në kryeministrit qoftë të zv. kryeministrit, qoftë presidentes qoftë tash që ishin edhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së, Lajçak dhe Escobar e keni vërejt një frymë të asaj që secili prej tyre është i fokusuar në zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur, është i fokusuar në trajtimin e kësaj çështje dhe po besoj që kjo po ma jep një shpresë që kjo çështje shpejtë do ta merr një epilog”, ka thënë ai.

    Pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999 rezultuan 6 mijë e 500 persona të zhdukur.

    Shumica prej tyre u gjetën, si rezultat i zhvarrimeve në varreza masive në Kosovë dhe Serbi./FrontOnline

     

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Partia Demokratike Serbe, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër nga ora 10:00 do të organizohet një protestë, përmes së...
    Lajme09 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua me përfaqësues nga Oda Tregtare...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në RTK ka folur edhe për çështjen e komentuar viteve të fundit, për çështjen e...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Lajmin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është deklaruar për pjesëmarrjen e Kosovës në CEFTA. Ajo tha se më në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar qytetarët e Prizrenit sot dhe nga atje është njoftuar me shqetësimet...
    Lajme09 Tetor 2024
    Përfaqësuesja e Posaçme e Sekretarit të Përgjithshëm në Kosovë, Caroline Ziadeh, ka deklaruar se e mbështet marrëveshjen e arritur mëngjesin e sotëm...
    Lajme09 Tetor 2024
    Në vazhdën e takimeve dhe agjendës së sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti edhe aktivistë e qytetarë nga Sanxhaku....
    Lajme09 Tetor 2024
    Për herë të parë në 35 vite të ekzistencës së LDK-së si parti, kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku, ka mbledhur të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.