×
  • Sport
  • Sport

    Ancelotti: I mposhtëm më të fortit e Evropës, jam mjaft i lumtur

    FrontOnline
    18 Prill 2024

    Carlo Ancelotti është mjaft i lumtur me kualifikimin e Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

    “Los Blancos” e eliminuan Manchester Cityn në çerekfinale falë penalltive pasi loja prej 12 minutash përfundoi baras, 1:1, ndërsa dueli i parë në Spanjë ishte mbyllur po ashtu baras, 3:3.

    Trajneri italian thotë se skuadra e tij e eliminoi ekipin më të fortë në Evropë dhe kjo e bën edhe më madhështor kualifikimin.

    “Rezultat i madh, i arritur me shumë mund dhe sakrificë. Jam mjaft i kënaqur, e dinim se do të na duhej të vuanim dhe kështu ishte. Ishte një ndeshje mjaft e vështirë, për t’u kualifikuar të nevojitet të luash në këtë mënyrë. Ne e nisëm lojën mirë, më pas filluan të luanin dhe na vunë në vështirësi. Mirëpo, lojtarët e mi qëndruan të qetë dhe mjaft të koncentruar prapa”, deklaroi “Don Carlo” pas ndeshjes.

    “Jam mjaft krenar me skuadrën. Nuk jemi mësuar të bëjmë aq shumë fazë defanzive, por i mbuluam mirë hapësirat dhe jam vërtet i lumtur. Nuk mund të kesh më shumë kontroll kundër Cityt, që mbetet kampion i Evropës në fuqi”, vazhdoi trajneri italian.

    Ai vazhdoi ta analizojë lojën e mbrëmshme spektakolare, e cila u zhvillua në “Etihad Stadium.

    “Me golin e shënuar kemi mbetur të mbyllur prapa, sepse nuk kishim më nevojë të luanim në mënyrë mjaft ofanzive. Goli ishte një kombinim i bukur, dimë të jemi të rrezikshëm në ato situata. Por, në rinisje kemi mundur të bënim më mirë”, përfundoi Ancelotti.

    Në gjysmëfinale të Championsit, Real Madridi do të luajë me Bayern Munichun, i cili në çerekfinalen tjetër e eliminoi Arsenalin. /Gazeta Express/

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Sport26 Korrik 2024
    hudistët Akil dhe Nora Gjakova e kanë mbajtur flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të "Parisi 2024". Delegacioni kosovar përbëhet nga nëntë...
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.