Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka dalë në mbrojtje të Vinicius Junior pas debatit që u shkaktua pas festimit që bëri braziliani ndaj Real Sociedadit pas golit të shënuar.
Vinicius Junior dhe Kylian Mbappe e gjetën rrjetën për Real Madridin në takimin që ata e fituan me rezultat 2-0 ndaj Real Sociedadit të shtunën.
Tekniku italian tani ka mbrojtur lojtarin duke thënë se veprimet e tij ishin si pasojë e trajtimit që iu bë atij nga tifozët e Real Sociedadit.
“Ishte një reagim ndaj një veprimi tejet të shëmtuar. Fyerjet, askush nuk mund t’i durojë ato, as unë nuk do ta bëja”.
“Gjesti duke vendosur njërën dorë tek goja është normal, duke marrë parasysh gjithçka që po ndodhë”, ka thënë Ancelotti./Telegrafi/