×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Analiza e DW: Dhuna në Beograd dhe politika për Kosovën

    FrontOnline
    12 Korrik 2020

    Shpërthime bombash, gur dhe pishtar ndriçues. Përleshjet nëpër rrugët e kryeqytetit serb kanë kthyer pas shumë vitesh dhunën që dikur ka qenë e shpesht këtu.
    Për netë të tëra demonstruesit kanë tentuar të futen në ndërtesën e Parlamentit të Serbisë. Kjo ka bërë që samiti i Parisit dhe bisedimet e mundshme të Brukselit të ngelin nën hijen e përleshjeve. Presidenti serb, Alleskandar Vucic, një ditë para se të nisej për në Paris, në një adresim për mediat theksoi se protestat janë me ndikim nga disa shërbime të rajonit.
    Qëllimi, sipas Aleksandar Vucic, president i Serbisë, ka qenë vetëm një qëllim: ti bëhet dëme Republikës së Serbisë dhe njëkohësisht të rëndoj edhe më shumë udhëtimin e delegacionit të Serbisë në Paris dhe Bruksel që të mos jemi të fuqishëm aq sa do të ishim në këto biseda dhe negociata.

    Sipas tij, autoritet po hetojnë situatën dhe thonë se dhuna nuk do të tolerohet. Në katër ditë janë arrestuar qindra njerëz dhe lëndime kanë pësuar mbi 130 policë.
    Vlladimir Rebic, Drejtor i Policisë së Serbisë, thotw se dhunë nuk është ushtruar ndaj demonstruesve të qetë që kanë qëndruar dhe kanë qenë të ulur, por ndaj personave që në periudhën e kaluar kanë sulmuar shërbyesit policorë dhe objektet që policia i mbronë.
    Ai ka shtuar se ky është një aktivitet që është i panshamangshëm që të parandalohet. Nuk mund t’i thoni këtyre njerëzve largohu dhe ata të largohen. “Ne u kemi thënë kështu në të shkuarën. Dhe, kur ata nuk kanë dëgjuar kanë pasuar masat. Khtimi në gjendjen e mëparshme nuk duket i lehtë”.

    Dushan Janjic, drejtues i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike, thotë se kjo situatë nuk është naïve dhe pret që incidentet në rrugë të vazhdojnë. “Është e qartë që ka parti ruse dhe pro ruse dhe organizata që janë pjesë e protestave. Por këtu është edhe një numër I madh qytetarësh që kërkojnë një vend pasi në publik nuk ka hapësirë për tu shprehur. Opinionit, pra të rinjëve u kanë ngelur rrjetet sociale dhe rruga. Të moshuarëve vetëm rruga që tani mbyllet me dhunë dhe parlamenti, i cili ka legjitimitet, por jo legjitimitet pasi nuk do të jetë vend për dialog sepse është faktikisht një partiak”.
    Protestat që nisën për shkak të një paralajmërimi për vendosjen e orës policore pas shtimit të numrit të pacientëve të infektuarve më COVID-19, solli një situatë të re ende pa u formuar qeveria që u zgjodh me 21 qershor. Disa thonë se dhuna e e përdorur nga policia e kthen Serbinë në kohët ë vjetra. Por, një gjë është e sigurt – kjo ka ndryshuar pritshmëritë e shumicës- se presidenti Vucic është i paprekshëm.
    Serbia ka patur protesta kundër pushtetit edhe dy vitet e fundit. Por, tani liderët e opozitës nuk janë të mirëpritur. Disa prej tyre janë dëbuar nga sheshi në mënyrë të dhunshme. Protestat kanë qenë vetëm një ditë të qeta dhe duket se në to dalin persona me orientime të ndryshme politike.

    https://www.facebook.com/dw.shqip/videos/1704704686358820/?t=2

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Policia ka njoftuar se një...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme pse nuk ka shkuar të takojë Ilir Metën në burg...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina është duke negociuar me ShBA-në për të marrë licencat për prodhimin e sistemeve të mbrojtjes...
    Të tjera
    Vip09 Janar 2025
    Artistja e njohur, Rina Balaj ka publikuar një fotografi me ish-reperin Fero. Ajo këtij imazhi ia ka bashkëngjitur edhe një mbishkrim të...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Policia ka njoftuar se një...
    Sport09 Janar 2025
    Rezistuan deri në minutën e 63-të. Vedat Muriqi me shokë nuk patën më shumë forcë për ta përballuar Real Madridin. Këta të...
    Lajme09 Janar 2025
    Nesër do të jetë dita e fundit e legjislaturës së 8-të në Kuvendin e Kosovës, e rrjedhimisht të premten do të shpërndahet...
    Vip09 Janar 2025
    A mendon se publiku të ka marrë inat për nominimin e Drilonit me Gjesti? Ishte pyetja e parë për Leo-n  në darkën...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme pse nuk ka shkuar të takojë Ilir Metën në burg...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.