×
  • Lajme
  • Lajme

    Analisti Muja: Aktualisht mbështetja për Vetëvendosjen e kalon 51 përqindëshin

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2020

    Analisti Armend Muja këtë javë ka qenë i ftuar në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.

    Muja i cili është i njohur për publikun për saktësinë e parashikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Kosovë e më gjerë ka bërë edhe një analizim të situatës elektorale në nivel vendi.

    Ai thotë se këto matje janë bërë në muajt tetor e nëntor ku bashkë me Podujevën është matur edhe sentimenti i përgjithshëm i qytetarëve.

    “Pas 16 nëntorit të vitit të kaluar deri në prill rritja e Vetëvendosjes ka qenë në mënyrë eksponenciale. Në prill pak para mocionit Albin Kurti ishte i pëlqyer nga rreth 60% të qytetarëve të Kosovës të cilët i besonin në atë kohë. Deri në 2 qershor kjo epërsi nuk është zbritur, ka qëndruar e njëjta”, tha Muja përcjell Telegrafi.

    “Mbështetja për Albinin nuk ka rënë por ka pasur një transformim rrënjësor në terren. Këtë e dinë partitë pasi kur e sheh që nuk gjen aktivist për ta bërë një tubim si në Podujevë, është një sinjal”.

    Muja thotë se aktualisht Vetëvendosje ka mbështetje më të madhe se 50%.

    “Sentimenti është përtej 51% për Vetëvendosjen. Kjo nuk është meritë vetëm e Vetëvendosjes por edhe mërit e kombinatorikave tjera prej LAA, PAN etj. Pra kur bashkohen partitë krijojnë anonimozitet edhe te partitë tjera. Është krijuar një narracion se këta të gjithë janë bërë bashkë LDK, PDK, AAK, NISMA. Kjo te njerëzit është bërë shumë irrituese”, tha ndër të tjera Armend Muja

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputeti Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës  është deklaruar për Front Online  në lidhje me ligjin e ri për Byronë Shtetërore...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ish-kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se Serbia ka dashtë që shqiptarët t’i shkatërrojë. Sipas tij, Serbia...
    Lajme13 Shtator 2024
    Në mbledhjen e fundit të  Qeverisë së Kosovës është votuar projektligji i ndryshuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave (njëra me targa nga Kosova), në Gostivar. Sipas...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur për kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se nesër mund ta shpallë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka konfirmuar se kryetarët e komunave nga radhët e AAK-së do të...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se si AAK, nuk i kanë kundërshtuar...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka thënë se ura e Ibrit duhet të hapet dhe se Qeveria e Kosovës i ka...
    Sport12 Shtator 2024
    Paris Saint-Germain ka refuzuar t`ia paguajë sulmuesit të larguar Kylian Mbappe një shumë të kontestuar prej 55 milionë eurosh, pavarësisht rekomandimit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.