×
  • Lajme
  • Lajme

    Analisti Arifi: Me largimin e deputetëve nga VV, u tkurr ëndrra për të fituar 50% të votave

    FrontOnline
    04 Tetor 2024

    Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline, largimet dhe lëvizjet e fundit të deputetëve të VV-së, i sheh si jo parimore, por më shumë si interesa personale.

    ‘’Mendoj se asnjëra dhe as tjetra nuk janë parimore sepse po themi që nga bashkimi i këtyre grupeve të ndryshme, politike, ideologjike, konceptuale, familjare, fetare, që në fillimet e para kur kanë qenë pjesë e VV-së, nuk është se këto gjëra nuk i kanë ditur apo qëndrimet e udhëheqësve të VV-së, por po vërehen se në Kosovë më i rëndësishëm është interesi personal, sesa personat e tillë kanë aluduar si tashmë’’ thotë ai.

    Arifi, potencon se deputetët e larguar së fundmi nga VV, kanë mundur te largohen para një viti, por që kjo është bërë për shkak se tashmë dihet data e zgjedhjeve të reja parlamentare, që do të mbahen vitin tjetër.

    ‘’Ata kanë mundur të largohen edhe para një viti, edhe dy vite ku kanë aluduar për kodin civil, por për shkak se tash po dihet data e zgjedhjeve dhe për të krijuar një momentum politik e kanë bere daljen, për të proklamuar edhe vetën e tyre dhe për të arritur përkrahjen të masa. Këta persona është dashur më herë ta tregojnë këtë devotshmëri’’ thotë ai.

    Analisti politik, thotë se VV ka qenë e madhe, dhe që sipas tij me largimin e deputetëve të fundit është tkurrur ëndrra e VV-së për të fituar shumicën prej 50%/ të votave.

    ‘’Ka qenë e madhe VV, por nuk është më e madhe sepse një pjesë e deputetëve është larguar nga kjo parti katër deputet iu larguan dhe mendoj se VV do të ketë tkurrje të votave dhe këta persona e përfaqësojnë një numër të votave dhe largimi i këtyre deputetëve do të ndikojë sa për ta tkurrur atë numër.

    Për analistin Arifi, vetë subjekti politik, Vetëvendosje është fajtore për këto largime pasi që ka bërë përzierje të të gjitha rrymave politike Brenda saj.

    ‘’VV është fajtore, dhe kjo është për shkak të përzierjes politike të të gjitha grupeve aty dhe ky ka qenë synimi i VV vetëm për të ardhur në pushtet dhe jo për ndonjë vizion të qartë. Për ta vizion është pushteti’’ thotë analisti politik Dritëro Arifii/FrontOnline/

    Largimi i deputetëve nga VV-ja/ Bashkë partiaku i Kurtit thotë se partia e tij është sikurse UÇK-ja e viteve të 90-ta dhe LDK-ja në kohën e Rugovës

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme04 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i marrin 25 për qind...
    Lajme04 Tetor 2024
    Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur dje në takim lamtumirës Peter Neunteufl këshilltarin e lartë të...
    Lajme04 Tetor 2024
    Deputeti i Pavarur i Kuvendit të Kosovës, një kohë ish-pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, për FrontOnline, deklaron se Vetëvendosje është subjekt...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Tetor 2024
    Mbi 200 predha janë gjuajtur sot nga Hezbollahu në drejtim të Izraelit. Kështu është bërë e ditur nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit,...
    Lajme04 Tetor 2024
    Kur çdo ditë e më shumë po afrohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të caktuara më 9 shkurt 2025, në subjektin më të...
    Lajme04 Tetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia do të përballet sot me deputetët në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Vitia do të raportojë...
    Lajme04 Tetor 2024
    Nesër në Kosovë, pritet të mbizotërojë mot i vranët e me shi. Kjo sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ku thuhet gjithashtu se...
    Lajme04 Tetor 2024
    Nesër në Kosovë, pritet të mbizotërojë mot i vranët e me shi. Kjo sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ku thuhet gjithashtu se...
    Vip03 Tetor 2024
    Genta Ismaili është një nga emrat më të njohur në skenën muzikore shqiptare, e njohur për energjinë e saj dhe hitet e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.