×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Analistët: LDK-ja e pranoi “Mini Jugosllavinë”, të cilën e kundërshtonte (Video)

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Marrëveshja e arritur në Uashington ditë më parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin  e presidentit amerikan Donald Trump, solli edhe Mini-Shengenin ballkanik i cili është  kritikuar vazhdimisht nga kryeministri Hoti dhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa, të cilën ky i fundit e pati quajtur edhe si  Mini-Shengeni i Mini-Jugosllavëve.

    Por, ishte pikërisht kryeministri Hoti ai i cili e nënshkroi këtë marrëveshje për të cilën kohë më parë bëri shumë “zhurmë”.

    Për këtë veprim të tij, Hoti u kritikua mjaftë shumë. Kritika mori nga të gjithë oponentët.

    Njohësja e çështjeve politike, Donika Emini, në një prononcim për Front Online, tha se ndryshimi i qëndrimit për Mini-Shengenin ballkanik nga kryeministrit Hoti dhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa, nuk është për tu çuditur, pasi që siç tha ajo politika po funksionon pa parime dhe kjo ka reflektuar edhe në arritjen e marrëveshjes së fundit.

    “Qysh dje vet zëvendëskryeministri Driton Selmanaj tha se kjo pikë është negociuar dhe është shtyrë shumë nga vetë presidentit Trump kjo për ta lehtësuar opinionin publik e sidomos votuesin e LDK-së për këtë ndryshim drastik në qasjen e LDK-së dhe vet z.Mustafa i cili e ka quajtur idenë e Mini-Shengenit- Mini-jugosllave që megjithatë i shërben Vuçiqit  dhe Serbisë. Ky ndryshim drastik nuk është për tu çuditur duke e marrë  parasysh se e kemi një politikë ku funksionon pa parime dhe kjo reflektohet normalisht edhe në marrëveshjen e fundit”, ka deklaruar ajo për Front Online.

    E njohësi tjetër i këtyre çështjeve, Arton Demhasaj, thotë së nënshkrimi i marrëveshjes me Mini-Shengenin ballkanik nga liderët e partive politike të cilët janë pjesë e Qeverisë  tregon se nuk kanë pasur konsistencë pasi që ata e kanë quajtur këtë ide si një Jugosllavi të re.

    “Kjo tregon se nuk ka pasur konsistencë nga vetë kundërshtuesit e kësaj ideje sepse e dimë se shumica e liderëve që janë pjesë e kësaj qeverisje e kanë kundërshtuar këtë ide madje kanë shkuar aq larg sa e kanë quajtur edhe një lloj të një Jugosllavie të re edhe tash e kanë pranuar pikërisht atë”, tha Demhasaj pwr Front Online.

    Ideja për Mini-Shengenin Ballkanik doli nga takimi i Ohrit ku Edi Rama, Zoran Zaev dhe Aleksandar Vuçiq, u dakorduan që ta shtyjnë përpara këtë projekt i cili  ngërthen katër liritë e Bashkimit Evropian: lirinë e lëvizjes së njerëzve, të mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve.

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme31 Korrik 2025
    Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se kanë informata se deri më tani janë një kompani është mbyllur...
    Lajme31 Korrik 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në paradën e ushtrisë kroate, në rastin e shënimit 30 vjetorit të...
    Lajme31 Korrik 2025
    Siç është raportuar më herët, Komuna e Shtimes, përmes zyrtarëve të saj të prokurimit, e ka përjashtuar kompaninë KosovaMed Healthcare SHPK nga...
    Të tjera
    Lajme31 Korrik 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar s me dekret presidencial, ia ka dhënë shtetësinë e Kosovës, yllit Dua Lipa.  “Mirë se...
    Bota/Rajoni31 Korrik 2025
    Një person është therur me thikë në fshatin Nderlysaj të Thethit. Bëhet e ditur se kjo ka ndodhur pas një përleshje, ku...
    Bota/Rajoni31 Korrik 2025
    Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i quajti planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur një shtet...
    Lajme31 Korrik 2025
    Deputeti i PD Tritan Shehu ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të pamjeve nga Prizreni ku statuja e heroit kombëtar Gjergj...
    Lajme31 Korrik 2025
    Avokati i Agim Pllashnikut, Genc Gjini i cili së bashku me klientin e tij këtë të enjte kishte dorëzuar kallëzim penal ndaj...
    Lajme31 Korrik 2025
    Agim Pllashniku ëshë larguar nga puna në “Ibër Lepenc”, disa ditë pasi protestoi ndaj deputetës së Lëvizjes Vetëvenosje Fitore Pacolli. Për këtë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.