×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Analistët i reagojnë Kurtit: S’mund të ketë treg të përbashkët derisa nuk na njeh Serbia

    FrontOnline
    12 Qershor 2021

    “Nuk ka më Minishengen, ka treg të përbashkët rajonal, që do ta ketë takimin e radhës në gjysmën e parë të korrikut. Ajo nismë tashmë është një çështje që trajtohet nga procesi i Berlinit, me emër tjetër e koordinata të tjera”.

    Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, shkruan FrontOnline.

    Por, çfarë është tregu i përbashkët rajonal.

    Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu në një prononcim për FrontOnline, ka deklaruar se në Kosovë më shumë po politizohet rajonalizimi dhe bashkëpunimi rajonal, sesa që punohet që të krijohen favore për shtetin.

    Sipas tij, duhet të pranohet e vërteta që Kosova është pjesë e Ballkanit Perëndimor, por është çështje e politikanëve se si do të quhet kjo nismë.

    “Nuk mund të ketë as treg të përbashkët, as CEFTA as Minishengen nëse nuk jemi politikisht të barabartë, dhe për fat të keq në këtë moment nuk jemi politikisht të barabartë sepse deri nuk do të çlirohet Serbia nga Kosova dhe Kosova nga Serbia do të ketë tentativa të ndryshme për analizim, por nuk shërohen barrët e Ballkanit Perëndimor vetëm me iniciativa, duhen hapa konkret dhe emëruesi i përbashkët të funksionalizimit të Ballkanit Perëndimor është njohja e Kosovës nga Serbia”, ka thënë Gërxhaliu, për FrontOnline.

    Ai ka thënë se Kosova tashmë ka nënshkruar dokumentin që është pjesë e tregut të përbashkët.

    “Ekziston një dokument ku në mënyrë decidive Kosova e ka nënshkrua që është pjesë e tregut të përbashkët dhe në këtë drejtim nuk mund të mohohet një dukuri e tillë, por duhet të lobohet që Kosova të përfaqësohet në instanca evropiane dhe rajonale nga njerëz të dijes dhe jo vetëm nga politikanë dhe biznesmen , ata njerëz duhet të mbrojnë interesat e shtetit dhe jo vetëm grupe të caktuara të interesit dhe në këtë drejtim vërtetë duhet të forcohet sektori privat që të jetë pjesë e përfitimeve nga iniciativat e tilla, është qëllimi të kemi treg, është qëllimi të kemi investime”, është shprehur eksperti i ekonomisë.

    Gërxhaliu, ka shtuar se defekti i çdo iniciative është që Kosova trajtohet jo e barabartë në iniciativa rajonale.

    Kurse, eksperti tjetër i ekonomisë, Musa Limani, për FrontOnline, ka deklaruar se Minishengeni është në dëm të Kosovës, dhe se nuk mund të ketë një Minishengen të tillë derisa Kosova është e papranueshme prej dy vendeve Ballkanike.

    Limani ka shpjeguar edhe se çfarë do të thotë treg i përbashkët.

    Thotë se Kosova nuk mund të ketë treg të përbashkët me Serbinë, deri sa kjo e fundit nuk e njeh shtetin Kosovës.

    “Tregu i përbashkët në vete nënkupton këto elemente: qarkullimin e lirë të mallrave, qarkullimin e lirë të lëvizjes së kapitalit , qarkullimin e lirë të ideve, qarkullimin e lirë të punës e të tjera. E derisa Serbia me gjithë arsenalin e vet shtetëror lufton kundër Kosovës edhe tërheqjen e pavarësisë nga ato vende që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, mandej kur thotë se kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, si mund ta bëjmë tregun e përbashkët me Serbinë, kjo është çmenduri ose një lloj i paradoksit të vet”, është shprehur Limani.

    Sipas tij, është i papranueshëm një Minishengen për të cilin insiston Serbia e i cili burimin e ka në Novisad./FrontOnline

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Sonte, Hajdar Beqa, kandidati për deputet i PDK-së, përmbylli ditën me një takim të suksesshëm me banorët e Gurit të Kuq në...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës mbajti një tubim elektoral në Shtabin Zonal Topliqan-Jetë e Re dhe Grackë e Vogël, ku morën pjesë kryetari...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Lipjan mbajti sot një takim të rëndësishëm elektoral në Shtabin Zonal Zgjedhor Banullë-Qallapek, ku u...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.