×
  • Lajme
  • Lajme

    Analistët e mirëpresin krijimin e Agjencisë për Integrime Evropiane në kuadër të Kryeministrisë

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Ministria e Integrimeve Europiane u shua me zyrtarizimin e koalicionit qeverisës, LDK-AAK-Nisma.

    E kompetencat e saj tash e tutje do t`i kalojnë zyrës së kryeministrit, në krye të së cilës tash është pikërisht kryeministri i dalë nga ky koalicion, Avdullah Hoti.

    Vendimin për diçka të këtillë e mori sot kabineti qeveritar. E atë po e mirëpret njohësi i çështjeve të integrimeve europiane, Demush Shasha.

    Kjo për faktin se kryeministri, sipas tij, është i vetmi që mund të bartë peshën shtetërore të procesit integrues dhe i vetmi që ka fuqinë e duhur vendimarrëse.

    “Ne e kemi mirëpritur vendimin e Qeverisë Hoti për ri-organizimin e strukturës institucionale përgjegjëse për procesin integrues dhe vendosjen e saj nën përgjegjësinë e Zyrës së Kryeministrit”, theksoi Shasha për FrontOnline.

    Hyrja në fuqi e vendimit e obligon Zyrën e Kryeministrit të fillojë procedurat për krijimin e një agjencia për integrim evropian.

    E sapo të ndodhë krijimi i saj, Shasha tregon për Front Online, se Qeverinë e presin katër hapa.

    “Emërimin e njërit nga Zëvendës Kryeministrat përgjegjës për Integrim Evropian, Themelimi i Agjencisë për Integrim Evropian: Përgjegjësitë e MIE-së tani do të kalojnë në Agjencinë për Integrim Evropian brenda Zyrës së Kryeministrit. Miratimi i Rregullores për AIE: Plotësim ndryshimi i akteve të ndërlidhura normative qeveritare në fushën e integrimit Evropian”, u shpreh Shasha për Front Online.

    Ndryshe, Ministria e Integrimeve për aq kohë sa ekzistoi u morë me çështjet që lidheshin si: Liberalizimi i vizave, Marrëveshja Stabilizim Asocimi, Përputhshmëria e legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së, zbatimin e Bursës “YoungCellScheme” të BE-së për studimet MASTER.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.