SHKRUAN: Halil Matoshi
1.
Kur thojsha mos u merrni me Serbinë, lëne në duer të ShBA-së dhe Chris Hillit, zyrtarë të shtetit të VV-së (partisë-shtet!) dhe zadhansa të pushtetit “u qojshin në kâmë t’mrama” tuj pretendu me brimë se Vučić po e mashtron Amerikën dhe se këta azginat injoranta po duen me e msu administratën ‘naive’ amerikane!?
Tash kur Vučić bâni llogari t’gabueme, për fatin e mirë t’Albin Kurtit, tue provu terrorizmin e inkursuem shtetnor në Kosovë dhe tue trimnu fashistin Dodik me kercënu shtetin unik boshnjak, ShBÂ i ngriti në qiellin mbi Bosnjë dy avionë F-16 (vetëm dy!!!) dhe i dha dritë jeshile Kosovës se munet me ble sistemet raketore antitanks “Jevelin”!?
2.
Dega e shërbimit të USAF ka marrë në arsenalin e saj gjithsej 2231 F-16.
Që nga viti 2023, USAF operon me gjithsej 841 F-16 të varsioneve të ndryshme.
3.
Kjo âsht dëshmi se kush nuk e dëshiron dorën e mikut, Amerika ia jep grushtin e hekurt!