×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadorja e SHBA-ve në NATO kërkon progres në dialog

    FrontOnline
    16 Tetor 2024

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të shohin progres në procesin e dialogut në mënyrë që të angazhohen në anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Partneritetin për Paqe.

    Ambasadorja amerikane në NATO Julienne Smith ka porositur se Uashingtoni e vlerëson interesimin e Kosovës që të anëtarësohet në Partneritetin për Paqe, por ka nënvizuar se janë të nevojshme rezultatet në dialog.

    “Miqtë tanë në Kosovë gjithashtu na kanë dëgjuar kur e kemi thënë qartë dhe me zë të lartë se ne duam që ata të vazhdojnë të investojnë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kjo është diçka që si aleatët e NATO-s ashtu edhe vendet anëtare të BE-së e mbështesin fuqishëm. Ata e kanë përkushtimin tonë të plotë për të qëndruar të angazhuar në rajon dhe ne do të bëjmë çfarë mundemi për t’i ndihmuar atyre që të sjellin stabilitet më të madh në rajon. Dhe pak nga pak, ndërsa ne punojmë drejt qëllimeve të përshkruara në atë dialog, do të mund të marrim në konsiderim çështjen e Partneritetit për Paqe. Por për momentin, fokusi është që rajoni të ketë më shumë stabilitet dhe të shohim përparim në dialog të udhëhequr nga BE”, ka deklaruar Julienne Smith në një konferencë me gazetarë.

    Nga 32 anëtare sa numëron NATO,  4 nuk e kanë njohur Kosovën.

    Për pranimin e një vendi në Partneritet për Paqe është i nevojshëm konsensusi i të gjitha shteteve anëtare të NATO-s.

    Partneriteti për Paqe, ndryshe është program i NATO-s për të nxitur besimin dhe bashkëpunimin midis aleancës dhe vendeve jo anëtare.

    Anëtarësimi në këtë program shërben si paradhomë drejt anëtarësimit të plotë në aleancën veriatlantike./RTK

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se zëri i fuqishëm dhe i guximshëm i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës...
    Lajme16 Tetor 2024
    Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në një konferencë për media nga Brukseli para takimit të ministrave të mbrojtjes...
    Lajme16 Tetor 2024
    Policia e Kosovës, në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit, ka nisur mbylljen e komunës paralele serbe që vepronte për komunën e Skenderajt...
    Të tjera
    Lajme16 Tetor 2024
    Vrasja e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahut, më 20 janar të këtij viti e pati tronditur opinionin. Vendimi ndaj dy të akuzuarve, mori formën...
    Lajme16 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se buqeta me lule me të cilat ai dhe ekipa e tij u panë të hynë në...
    Vip16 Tetor 2024
    inan Hoxhës iu ofrua të ishte pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, por ai refuzoi. Kësaj oferte, ai...
    Lajme16 Tetor 2024
    Është mbyllur konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes me anë të një postimi...
    Lajme16 Tetor 2024
    Avokati Gent Gjini, i angazhuar nga familja e të vrarit në Serbi, Faton Hajrizi, ka njoftuar se do t’i dorëzojë paditë dhe...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka hapur një konkurs për qytetarët për pozitën “kuzhinierë e staf mbështetës” në FSK. Kjo vjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.