23:43 | 01 Dhjetor 2022
Ambasadori italian, Guido De Sanctis, filloi sot detyrën e Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
De Sanctis është diplomat karriere i Ministrisë së Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë.
Përpara se të emërohej kryetar i prezencës, ai ka qenë zëvendësambasador në ambasadën e Italisë në Moskë. Nga viti 2013 deri më 2017, ai shërbeu si ambasador i Italisë në Katar dhe nga viti 2011 deri më 2013, si konsull i përgjithshëm i Italisë në Benghazi të Libisë.
Gjithashtu, ai ka shërbyer në ambasadat italiane në Tripoli, Bernë dhe Kiev.
“Jam i lumtur t’i bashkohem Prezencës në Shqipëri dhe të çoj përpara marrëdhëniet e shkëlqyera mes Prezencës dhe vendit pritës”, tha De Sanctis./abcnews.al/

Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
Sponsoruar
Të tjera
-
15:35 | 31 Janar 2023
-
15:31 | 31 Janar 2023
-
15:30 | 31 Janar 2023
-
15:29 | 31 Janar 2023
-
15:25 | 31 Janar 2023
-
15:18 | 31 Janar 2023
-
15:16 | 31 Janar 2023
-
15:15 | 31 Janar 2023
-
15:13 | 31 Janar 2023
-
15:02 | 31 Janar 2023
-
15:02 | 31 Janar 2023
-
15:00 | 31 Janar 2023