Ambasadori i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, ka thënë se pas qëndrimeve të 4 shtatorit, ende nuk është bërë asgjë për njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se për aq sa di, nuk ka një datë specifike se kur kjo mund të ndodhë, shkruan N1.
“Mund të ju sigurojë se do t’i njoftojmë miqtë tanë në Serbi për lëvizjet tona. Do ta bëj më të mirën për ta bërë këtë sa më transparente dhe ta informojmë Serbinë paraprakisht”, është shprehur Vilan.
I pyetur nëse pas njohjes zyrtare, Izraeli do të mbështesë Kosovën për anëtarësim në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare ai ka thënë se për këtë nuk është diskutuar.
“Është shumë herët që të flitet për këtë. Si vend që ka vuajtur si askush tjetër në OKB, ju siguroj se Izraeli do të tregojë senzitivetin më të lartë rreth kësaj çështjeje.
Ai ka thënë se shteti i Izraelit e ka mirëpritur vendimin e Serbisë për ta zhvendosur ambasadën në Jerusalem në korrikun e vitit të ardhshëm.