Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pas incidentit serioz të ndodhur sonte në Zubin Potok, duke theksuar pasojat e mundshme të rënda që ky ngjarje mund të ketë për furnizimin me energji dhe ujë në disa komunitete të Kosovës, raporton FrontOnline.
Në një deklaratë të tij, ambasadori britanik tha se “Incidenti serioz në Zubin Potok ka pasoja potencialisht të rënda për furnizimin me energji dhe ujë në shumë pjesë të Kosovës. Duhet të hetohet shpejt për ndonjë sulm të qëllimshëm ndaj infrastrukturës kritike”.
Ky incident ka ngritur shqetësime mbi sigurinë e infrastrukturës energjetike dhe ujësjellësit në rajon, dhe autoritetet e Kosovës pritet të nisin hetime për të përcaktuar natyrën e këtij incidenti dhe mundësinë e një sulmi të qëllimshëm ndaj këtyre burimeve jetike për qytetarët./Front Online/