×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori britanik, Hargreaves: Ura e Ibrit duhet të hapet, çështja është se kur dhe si

    FrontOnline
    22 Tetor 2024

    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka deklaruar se Britania e Madhe nuk e kundërshton hapjen e Urës së Ibrit, por tha se kjo duhet të bëhet në kohën dhe rrethanat e duhura.

    ”Tani, kur është koha e duhur për ta hapur urën?”

    ”Koha e duhur është kur është e sigurt për ta bërë një gjë të tillë, kur të kemi pasur konsultime të duhura me të gjitha komunitetet në të dyja anët e lumit, për ta qartësuar që ura mund të hapet në mënyrë të sigurt dhe me pranim të mjaftueshëm të komuniteteve, kur e dimë se janë bërë planifikime teknike. Personalisht mendoj se duhet të mendojmë se sa vetura do të na duhen në këtë shtet në kontekst të sfidave mjedisore, të gjitha këto duhen”, tha Hargreaves në Rubikon, transmeton klankosova.tv.

    Ambasadori britanik tha nëse ura mbi lumin Ibër do ishte hapur gjatë verës, do të kishte pasur rreziqe të mëdha të sigurisë, derisa vendimin e kryeministrit për të mos e hapur urën e cilësoi si hap pozitiv.

    ”Ne mendojmë se ura duhet të hapet dhe kjo ka qenë qartazi pjesë e dialogut në të kaluarën, nuk është çështja se a duhet të hapet, çështja është kur dhe si, çfarë kushtesh duhet të ekzistojmë dhe kur është e sigurt që kjo të bëhet. E dimë që ka brenga të sigurisë nëse ura do hapej gjatë verës kjo do shkaktonte rreziqe të sigurisë dhe me të drejtë kryeministri [Albin Kurti] kishte vendosur që të mos e bëjë këtë atëherë. Duhet të hapet por duhet të hapet në kohën e duhur dhe në mënyrë të menaxhuar mirë”, tha Hargreaves.

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Lajme22 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, deklaroi sot se presidentja Vjosa Osmani duhet të dorëhiqet nga detyra e saj për shkak të manipulimit...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, është mënyra e duhur që do të...
    Lajme22 Tetor 2024
    Kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku, sonte ka vizituar Vushtrrinë. Ai përmes një postimi në Facebook, tha se familjet kosovare meritojnë...
    Të tjera
    Lajme22 Tetor 2024
    Kryesuesi i Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Denis Beqiroviq, ka thënë të martën në Sarajevë se pret që përfaqësuesit e Republikës Sërpska nëpër...
    Sport22 Tetor 2024
    Xavi Hernandez po shfaqet si një objektiv i mundshëm për Manchester United nëse klubi vendos të shkarkojë trajnerin Erik ten Hag. Mail...
    Sport22 Tetor 2024
    Mërgim Berishën ka shkaktuar një problem te Hoffenheim dhe klubi e ka dënuar për këtë gjë, duke mos e ftuar në skuadër...
    Lajme22 Tetor 2024
    Dritero Arifi ,njohës i çështjeve të politikës është deklaruar për FrontOnline për vizitën e James O’Brien në Kosovë dhe ka thënë e...
    Lajme22 Tetor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar audio-incizimet Kusari-Radoiçiq dhe për, siç tha ai, inspektimet e veteranëve të luftës,...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Qeveria italiane miratoi të hënën një ligj të ri që synon të tejkalojë pengesat juridike për zbatimin e marrëveshjes së debatueshme me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.