Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar të gjithë qytetarët me masat që duhet të ndjekin me rastin e hyrjes së tyre në Gjermani, njofton Front Online.
Sipas njoftimit zyrtarë, cdo qytetarë që udhëton për në Gjermani duhet të vetëizolohet deri në marrjen e rezultatit të Covid-19.
Ambasada njofton se ata persona që nuk i binden këtyre masave do të marrin gjoba të larta.
Njoftimi i plotë:
Informacione të rëndësishme aktuale për udhëtimet nga Kosova për në Gjermani
Nëse udhëtoni për në Gjermani dhe brenda 14 ditëve të fundit para udhëtimit tuaj keni qëndruar në Kosovë (apo në një vend tjetër të ashtuquajtur „rajon me rrezikshmëri të lartë“), ju
– Parimisht jeni të detyruar që pas hyrjes të vendoseni drejtëpërdrejtë në vendbanimin/destinacionin tuaj në Gjermani,
– Pas hyrjes duhet të testoheni për Covid-19 (p.sh. në njërin nga qendrat e testimit në aeroport, në autostradë, ose përmes institucionit shëndetësor në vendin tuaj të qëndrimit/banimit) dhe
– Nuk keni të drejtë të dilni nga banesa/vendi i qëndrimit deri sa të dalë rezultati negativ i testimit.
Edhe më tej jeni të detyruar që pas hyrjes të lajmëroheni me e-mail, ose telefon në institucionin komptent, gjegjësisht, institucionin shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit. Udhëtarët, të cilët e kanë plotësuar dhe dorëzuar një kartelë të arritjes/zbritjes në aeroplan, autobus ose tren, nuk kanë nevojë të lajmërohen sërish pas hyrjes.
Secili që shkel këto detyrime, duhet të llogaris me gjoba të larta.
Testet brenda 72 orëve pas hyrjes janë falas.
Informata më të hollësishme rreth izolimit/karantinës dhe detyrimit për testim, si dhe përjashtimeve gjeni në uebfaqen e ambasadës në:
https://pristina.diplo.de/xk-de/service/-/2371260?fbclid=IwAR2_hppwg3IFnQN6bTauOZ1pFVM5pB_q4-65wi35NrVlrD7SsBHr_lM0qpM