×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ambasada e SHBA në Turqi paralajmëron amerikanët për kërcënime terroriste

    FrontOnline
    24 Tetor 2020

    Misioni diplomatik amerikan në Turqi paralajmëron shtetasit e saj për sulme të mundshme terroriste

    Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara në Turqi kanë paralajmëruar shtetasit amerikanë në atë vend për mundësinë e sulmeve terroriste në Stamboll dhe zona të tjera brenda vendit.

    Përmes një paralajmërimi të publikuar të premten, misioni tha se kishte marrë “njoftime të besueshme për sulme të mundshme terroriste dhe rrëmbime ndaj shtetasve amerikanë dhe shtetasve të huaj në Stamboll, përshirë sulme kundër Konsullatës së Përgjithshme amerikane, si dhe vende të tjera të mundshme në Turqi”.

    Misioni paralajmëron shtetasit amerikanë që të tregojnë shumë kujdes në ndërtesa të mëdha zyrtare, qendra tregtare dhe objekte private ku mund të mblidhen amerikanët dhe shtetas të tjerë të huaj.

    Misioni njoftoi se kishte ndërprerë shërbimin e vizave dhe veprime të tjera që ofrohen për amerikanët në zyrat e saj.

    Departamenti amerikan i Shtetit tha të shtunën se paralajmërimi u lëshua “si rezultat i vlerësimeve të vazhdueshme të situatës së sigurisë” në atë vend por nuk dha detaje specifike në lidhje me faktorët që e kishin nxitur të publikonte paralajmërimin.

    Paralajmërimi pasoi sulmet e fundit ajrore amerikane kundër forcave të al-Kaidës në Siri, përshirë një sulm të enjten ku u tha se udhëheqës të lartë terroristë po takoheshin.

    “Grupi terrorist i al-Kaidës në Siri shfrytëzon paqëndrueshmërinë në pjesën veriore të atij vendi për të krijuar dhe mbajtur strehë të sigurta për të koordinuar aktivitetet,” paralajmëroi përmes një deklarate Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane.

    Provinca Idlib e Sirisë është baza e fundit e rebelëve në atë vend pas një dekade lufte. Forcat opozitare, ku përfshihen edhe luftëtarë xhihadistë, vazhdojnë të sprapsin sulmet nga Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad me ndihmën e ushtrisë turke.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku  tha se subjekti politik ku ajo bën pjesë në thelb nuk vë vija të kuqe...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar pesë të dyshuar për një përleshje në Prishtinë. Rasti ka ndodhur të mërkurën në...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-orëve kanë ndodhur 62 aksidente trafiku. 18 prej tyre janë më të lënduar, ndërsa 44...
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se presidenca është shndërruar në zyrë ku noterizohen Ligjet e miratuara...
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Norrkopingut mbrëmë fitoi 4:2 ndaj Elfsborgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në futbollin suedez. Gol në këtë...
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.