Ambasada e Kosovës në Francë ka njoftuar se do të mbyllet për publikun qysh nga nesër.
Sipas njoftimit nga kjo ambasadë ky vendim ka ardhur pas vendosjes së masave kufizuese ndaj Covid-19 nga shteti francez.
Njoftimi i plotë:
Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris ju informon se për shkak të masave të reja të vendosura nga qeveria franceze për ta parandaluar përhapjen e COVID-19, Ambasada do të jetë e mbyllur përkohësisht për publikun nga nesër 7 prill deri në marrjen e një vendimi të ri nga autoritetet vendore.
Ambasada do të vazhdoj të ofroj shërbime të cilat mund të kryhen nga distanca si dhe të përgjigjet në telefonatat tuaja.
Për rastet e natyrës urgjente, ju lutem të na kontaktoni në numrin emergjent të Ambasadës: +33 (0)6 72 88 10 22.