×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Amazon hap edhe 100 mijë vende pune

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Amazon njoftoi të hënën se do të hapë edhe 100,000 vende pune, për të plotësuar kërkesat e konsumatorëve, të cilat janë në rritje prejse ka nisur pandemia e koronavirusit në muajin mars.

    Kompania më e madhe e shitjeve online tha se pozitat e reja në SHBA dhe Kanada janë për punë me orar të plotë dhe të pjesshëm.

    Kompania, me seli në Sietëll, ka pasur të punësuar 876,800 persona deri më 30 qershor, përjashtuar kontraktorët dhe personelin e përkohshëm.

    Pasi shumë njerëz, gjatë pandemisë, u janë kthyer blerjeve online, Amazon ka raportuar rritje të të ardhurave për 40 për qind në tremujorin e fundit dhe fitimin më të madh në historinë 26-vjeçare të kompanisë.

    Alicia Boler Davis, nënpresidente e Amazonit, tha se kompania është ende duke vlerësuar nëse do të punësojë më shumë punëtorë – jashtë këtyre 100,000 – përpara festës së Krishtlindjes.

    Më herët këtë muaj, Amazon ka njoftuar për hapjen e 33,000 pozitave për punëtorë të korporatave dhe teknologjisë.

    Në mars ka hapur 100,000 vende pune, ndërsa në prill 75,000, duke u bërë një nga kompanitë e pakta që është zgjeruar gjatë kohës së pandemisë. /Rel

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Disa qytetarë kanë protestuar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) gjatë kohës kur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, po jepte deklarime...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës, teksa një tjetër është shpallur në kërkim, pas një konflikti, ku dyshohet se ata kanë goditur...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, për të dhënë deklarime lidhur me hetimin për...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se për “herë të parë në historinë e vendit investimet kapitale kanë tejkaluar vlerën mbi 600...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Njohës i ekonomisë, Arton Muhaxheri ,  për FrontOnline, ka folur për situatën e komunave pas rënies së të hyrave nga tatimi në...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa të mërkurën e ka anuluar vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se ndihej i nderuar që presidentja Vjosa Osmani, bashkë me...
    Sport26 Dhjetor 2024
    Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë të vitit 2024 në kampionatin gjerman,...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin Çedomir Aksiq për krime lufte në periudhën janar-maj 1999...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.