×
  • Lajme
  • Lajme

    Amabsada e SHBA në Prishtinë: Dënojmë fuqishëm sul*min e sontëm në Zubin Potok

    FrontOnline
    29 Nëntor 2024

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka dënuar ashpër sulmin e 29 nëntorit ndaj infrastrukturës, ku u dëmtua një kanal ujor në Zubin Potok. Ky kanal është thelbësor për furnizimin me ujë të Kosovës dhe për funksionimin e termocentraleve të vendit. Shtetet e Bashkuara po monitorojnë situatën nga afër dhe kanë ofruar mbështetje të plotë për një hetim gjithëpërfshirës, me qëllim që të identifikohen dhe të mbajnë përgjegjësi autorët e këtij sulmi kriminal, raporton FrontOnline.

    Në deklaratën e saj, ambasada gjithashtu ka dënuar sulmet me granata ndaj stacionit policor të Zveçanit më 26 nëntor dhe ndaj ndërtesës së komunës së Zveçanit më 28 nëntor. Ambasada theksoi se këto akte të dhunshme janë të papranueshme në një shoqëri demokratike dhe se ata që kryen këto sulme duhet të japin llogari për veprimet e tyre. Shtetet e Bashkuara kanë riafirmuar angazhimin e tyre për të mbështetur popullin dhe Qeverinë e Kosovës në përballjen me këto veprime kriminale, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Nëntor 2024
    Deputeti, Eman Rrahmani ka reaguar për sulmin në Ibër Lepenc, të ndodhur sonte në Zubin Potok, teksa e ka quajtur “akt kriminal”....
    Lajme30 Nëntor 2024
    Një shpërthim në veri të vendit të premten mbrëma ka dëmtuar një kanal që furnizon dy termocentralet e Kosovës, gjë e cila...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës e ka quajtur akt terrorist të kryer nga një ose disa persona shpërthimin në Ibër-Lepenc të premten në mbrëmje....
    Të tjera
    Lajme30 Nëntor 2024
    Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme për të shqyrtuar situatën aktuale të sigurisë në vend, raporton FrontOnline....
    Lajme30 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi se arsyeja pse Republika e Kosovës po përballet me këto sulme është sukses i vendit tonë....
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë pas sulmit të fundit që ndodhi në vendin e ngjarjes, ku raportohen ndërprerje...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, e ka dënuar shpërthimin e sotëm në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok. “Dënoj...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kompania metalurgjike NewCo Ferronikeli Complex LLC ka thënë se dëmtimi i kanalit të ujit të Ibër Lepencit e rrezikon funksionimin e përgjithshëm...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pas incidentit serioz të ndodhur sonte në Zubin Potok, duke theksuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.