Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka shprehur falënderimet e tij për banorët e Abrit dhe Tërdecit, të cilët kanë treguar mbështetje të vazhdueshme për partinë.
Pas tubimeve të zhvilluara në këto dy fshatra, Krasniqi ka theksuar se qytetarët janë të bindur dhe të gatshëm për të arritur qëllimin për një Kosovë më të mirë.
“Në Abri dhe Tërdec, dy fshatrat që kanë dëshmuar përkrahjen e përhershme për Partinë Demokratike të Kosovës, edhe sonte rikonfirmuan këtë përkrahje me plot energji dhe bindje për të arritur qëllimin për një Kosovë #mamire,” ka shkruar Krasniqi në postimin e tij.