Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayışman vendosën t’i kalojnë pushimet verore në Jug të Shqipërisë. Çifti ka publikuar fotografi të ndryshme nga pushimet e tyre.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri Almeda dhe Tolgahan janë bërë bashkë me çiftin e njohur, Ledri Vulën dhe Sara Hoxhën.
Modelja, në llogarinë e saj në “Instagram”, ka postuar një fotografi nga takimi i djalit të saj me vajzën e tyre, Poem Vula.
“E gjetëm nusen ne. Efehan & E bukura Poem,” shkroi ajo me humor, krahas fotografisë duke i etiketuar Ledrin dhe Sarën.