[wp-story]

Lajme

Aliu akuzon Hotin se i dha “hise” Serbisë në Liqenin e Ujmanit

Aliu akuzon Hotin se i dha “hise” Serbisë në Liqenin e Ujmanit
11:27 | 11 Shtator 2020

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar kryeministrin Avdullah Hoti se i ka dhënë “hise” Serbisë në Liqenin e Ujmanit.

Kjo parti opozitare thotë se zotimet e Uashingtonit në këtë pikë janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Deputeti Liburn Aliu përmes një konference për medie u shpreh se shefi i ekzekutivit ka hapur një precedent të dëmshëm për vendin, ku Serbia tashmë do të kërkojë të diskutohet për çdo resurs natyror të Kosovës.

“Sipas këtij dokumenti Liqeni i Ujmanit do të ndahet dhe Serbia do të marrë hise në Ujman. Po ashtu ka hapur derë që të diskutohet për resurset natyrore të vendit. Kjo pikë e marrëveshjes është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, tha ai.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera