×
  • Lajme
  • Lajme

    Alicia Kearns dhe Michael Roth reagojnë ashpër pasi Vuçiq dekoroi ambasadorin rus: Pështyu vlerat evropiane

    FrontOnline
    24 Shtator 2024

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë qëndrmit në New York, ka dekoruar ambasadorin e Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Vasily Nebenzya. Kështu ambasadori rus u nderua me Urdhrin e Flamurit Serb.

    E në emër të flamurit rus, Kremlini ka nisur agresionin ndaj Ukrainës që nga shkurti i vitit 2022, akt i dënuar nga perëndimi.

    Pos kësaj, Rusia votoi në OKB kundër rezolutës për gjenocidin e Srebenicës 1995.

    Jakub Bielamoëicz nga Institute of New Europe, ka shkruar në “X”, se ambasadori rus e mori këtë nderim si një lloj shpërblimi të votës ruse kundër shpalljes si gjenocid të asaj që ndodhi në Srebrenicë 29 vjet më parë.

    “Në #UNGA79 në Nju Jork, presidenti i Serbisë Vuçiç dekoron ambasadorin rus në OKB Vasily Nebenzya me Urdhrin e Flamurit Serb, dallimi më i lartë i vendit, pasi votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin e Srebrenicës në 1995 nga forcat nacionaliste serbe”, ka shkruar ai.

    Deklarimi i tij mori reagimi edhe nga deputeti i bundestaugt gjerman, Micheal Roth, i cili ka reaguar ashpër kundër këtij veprimi të Vuçiqit, duke përmendur edhe shprehje banale, por edhe jashtëqitjet – poqë tregojnë protestimin e tij  ndaj lojërave të Beogradit – pasi thotë se pështyhu vlerat evropiane.

    “Dhënia e një urdhri të lartë të Serbisë përfaqësuesit të një regjimi terrorist nuk është thjesht një provokim i lirë. Është një tjetër goditje në b’thë e BE-së, një pështymë mbi vlerat e Evropës Qendrore: paqen, pajtimin, lirinë dhe demokracinë. Ne nuk duhet të mësohemi kurrë me atë m’t”, ka shkruar ai.

    Reagimi erdhi edhe nga deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila ka kërkuar nga Mbretëria e Bashkuar që të protestojnë tek ambasadorët serbë.

    “Kjo është shumë e jashtëzakonshme – shpresoj që Britania e Madhe dhe të tjerët do të protestojnë tek ambasadorët serbë”, ka shkruar ajo.

    Pikërisht, sot është njëvjetori i sulmit terrorist në Banjska, nga e cila Serbia nuk ka marrë asnjë ndëshkim, gjë e theksuar vazhdimisht nga deputetja Kearn.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme24 Shtator 2024
    Departamenti amerikan i Shtetit tha të martën se të gjithë personat e përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e sulmit në fshati Banjskë...
    Lajme24 Shtator 2024
    Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën Drenas – Komoran. Në aksident...
    Lajme24 Shtator 2024
    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, sot është takuar me Ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit për...
    Të tjera
    Lajme24 Shtator 2024
    Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë nga Milan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës,...
    Sport24 Shtator 2024
    Stadiumi “San Siro”, i njohur edhe si “Giuseppe Meazza”, nuk do të presë më finalen e Ligës së Kampionëve 2027 pas një...
    Lajme24 Shtator 2024
    Është arrestuar Sinisha Nedeljkoviq, pasi tentoi të ikte nga Kosova, ku ditë më parë dha dorëzani prej 30 mijë eurove pasi ishte...
    Lajme24 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot ishte pjesë e diskutimit me temën “Gratë në vijë të parë”, të organizuar nga “Clinton Global...
    Lajme24 Shtator 2024
    Janë bërë një vit prej se në fshatin Banjskë që Zveçanit ndodhi sulmi terrorist i organizuar nga grupi në krye me Millan...
    Lajme24 Shtator 2024
    Komanda Rajonale e Perëndimit të misionit të KFOR organizoi një “Konferencë të Sigurisë dhe Koordinimit”, në Kampin Villaggio Italia, që ndodhet afër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.