Pas tetë orësh, ka përfunduar intervistimi i kreut të BDI’së, Ali Ahmeti, nga prokurorët e Speciales
Ahmeti është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.
Pas intervistimit, ai nuk është deklaruar për media.
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ahmeti, i cili është edhe kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut ka rreth tre orë që është duke u intervistuar nga Gjykata Speciale në Prishtinë.
Intervistimi i tij ka filluar në orën 9 e 30 të mëngjesit të së mërkurës, ndërkaq do të vazhdojë edhe të enjten e të premten.
Ahmetit ftesa nga Specialja i kishte shkuar në muajin korrik të këtij viti, derisa ai kishte shprehur gatishmërinë e menjëhershme për t’u paraqitur përpara Zyrës së Prokurorit të Specializuar./Express/