Alex Rodriguez në Instagram mburret me një trup më vital. Ai postoi dy foto të bëra me pesë muaj diferencë, dhe ndryshimi fizik është i dukshëm. Mediat shkruajnë se programi i stërvitjes, i cili kushton katër mijë dollarë, është përgjegjës për këtë.
Programi zgjat për nëntë javë dhe Alex ishte shumë i përkushtuar për të humbur peshë. Kjo gjë u konfirmua edhe nga pronari i palestrës ku Aleks ishte në program. “Ai tregoi përkushtim të madh ndaj programit tonë. Ai gjithmonë vinte në stërvitje në kohë, pa marrë parasysh sa i mbushur ishte orari i tij. Thjeshtë mënyra e vetme për të marrë rezultate”, tha pronari i palestrës Rodrigo Garduño.
Kur e postoi foton e transformimit, Alex gjithashtu zbuloi se e ka të vështirë të heqë dorë kur bëhet fjalë për ushqimin. “A është dikush i vendosur që t’i përmbahet qëllimeve të tyre të fitnesit këtë vit? Unë isha në përputhje me stërvitjet e mia dhe më në fund u largova nga patatinat. Cilat ushqime janë dobësia juaj?” shkroi Aleks pranë fotos. Rodriguez dhe Jennifer Lopez kohë më parë prishën fejesën e tyre sepse arritën në përfundimin se funksionojnë më mirë si miq./FrontOnline/