×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Aleksandër Vuçiq reagon pas tërheqjes së urdhër-arrestit për Radojçiqin

    FrontOnline
    01 Mars 2021

    Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka reaguar pasi që dje është raportuar se është tërhequr urdhër-arresti ndaj Milan Radoiçiqit, raporton Gazeta Express.

    Dje në media është raportuar se Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për tërheqjen e urdhër arrestit ndaj Milan Radoiçiqit i cili ishte i dyshuar për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

    Milan Radoiçiq ka qenë në kërkim me anë të një letër- rreshtimi në lidhje me vrasjen e ish- politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq. Radoiçiq po dyshohet se ka marrë pjesë në organizimin dhe vrasjen e Ivanoviqit.

    Vuçiq ka reaguar për këtë rast duke thënë se “ne e dinim gjatë gjithë kohës që Radoiçiq nuk mori pjesë në vrasjen e Oliver Ivanoviq”.

    “Kam lexuar lajmet, por nuk jam i sigurt se çfarë saktësisht ka atje, sepse nuk e besoj kurrë derisa të kalojnë disa ditë, kështu që nuk jam i sigurt se çfarë thanë autoritetet shqiptare në Prishtinë. Unë ju kam informuar për këtë disa herë”, tha Vuçiq.

    Ai thotë se autoritetet serbe morën në pyetje Radoiçiqin dhe se ndryshe nga të tjerët, ai kaloi poligrafin.

    “Ai ra në tema të tjera, por ai e kaloi çështjen e vrasjes së Oliver Ivanoviq,” deklaroi Vuçiq.

    “Po tregohet se si ishin ato histori dhe sa të pabazuara ishin. Kush do t’ia kthejë tani njeriut që na akuzoi. Presidenti i një vendi u akuzua për pjesëmarrje në një vrasje,” tha presidenti serb.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.