Politologu dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti ka shpërndarë një pjesë të deklaratës së ish-liderit të qytetarëve të lirë të Serbisë, Srgej Trifunoviq i cili ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për vrasjen e liderit të serbëve në Kosovë, Oliver Ivanoviq.
Me ç’rast në Mahmuti thotë se fshehja e gjurmëve të krimit dhe drejtimi i gishtit ndaj shqiptarëve mbetet politika konstante e institucioneve të Serbisë.
Postimi i plotë i Mahmutit:
Aleksandar Vuçiqi akuzohet publikisht për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Në një intervistë ekskluzive për portalin ”Nova.rs”, ish lideri i ”Lëvizjes së qytetarëve të lirë” të Serbisë. Sergej Trifunoviq, akuzoi publikisht presidentin serb për vrasjen e liderit të serbeve në Kosovë, Oliver Ivanoviqin, dhe deklaroi:
“Nuk kam asnjë dyshim rreth pjesëmarrjes së Aleksandar Vuçiqit në vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Së paku ai ka qenë në dijeni të plotë se kjo vrasje do të ndodhë, i ka mbyllur sytë apo ua ka bërë me sy, ua ka dhënë përkrahjen dhe ndoshta personalisht ka urdhëruar vrasjen e tij”.
Fshehja e gjurmëve të krimit dhe drejtimi i gishtit ndaj shqiptarëve mbetet politika konstante e institucioneve të Serbisë!.