×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Aleanca për Shqiptarët: Vazhdon avazi i vjetër i praktimit të pushtetit nga koalicioni LSDM-BDI

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Nëpërmjet një njoftimi Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje konferencën për shtyp të zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë, Artan Grubi.

    “Sot e dëgjuam pres konferencën e zv.Kryeministrit Artan Grubi, ku ai shpalos disa pika që do të angazhohet qeveria në mandatin e ardhshëm. Është interesant që kur i krahason këto deklarata të tij me ekspozenë e kryeministrit në parlament, vështirë se do të gjesh pika të përbashkëta. Përveç gjuhës më të njohur triviale, për partneritetin ndërkombëtar, këto dy figura kyçe të partnerëve në qeverinë e re, në fjalorin e tyre nuk kanë asgjë të përbashkët. Vazhdojnë të hedhin hi syve të opinionit dhe të japin deklarata demagogjike, secili për pjesën e opinionit të vet dhe s’do mend që gjënë e përbashkët për të cilën do të angazhohen, janë tenderët, bizneset dhe përfitimet e tyre partiake”, thuhet në njoftimin e ASH-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

    Sipas tyre, Grubi gjithashtu është kontradiktor me vetveten duke thënë se do të angazhohet për sistematizimin e administratës, njohje të diplomave në administratë dhe se do të fillohet me realizimin e barazisë së plotë dhe se do të angazhohen për zbatimin e gjuhës shqipe.

    “Këto deklarata dëshmojnë se deri më tash nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Nëse tash planifikon të fillosh ti zbatosh ato, do të thotë se nuk ke filluar në 18 vitet e kaluara dhe askush nuk të beson se e ke seriozisht”, thuhet në reagimin e ASH-së.

    Poashtu, shtojnë nga ASH, Grubi thotë se nuk mund të ekzistojë drejtësi ndryshe për njërin dhe ndryshe për tjetrin, ndryshe për politikanët dhe ndryshe për qytetarët dhe drejtësi e porositur me telefon. Deklaratë paradoksale, sepse vet me këtë pranon se drejtësia ka qenë selektive dhe se deri më tash ka qenë e porositur me telefon.

    “Askush nuk i beson më Artan Grubit, e as qeverisë. Me këtë rast, ju kujtojmë kohën kur Artan Grubi ishte partner i Gruevskit. Pas rastit të Kalasë në Shkup, ai kishte deklaruar se LSDM-ja i paska ofruar atij të krijojë probleme etnike, por ky paska refuzuar. Këtë deklaratë, LSDM-ja mohoi kategorikisht. Sot e kësaj dite, nuk u mor vesh se kush kishte mashtruar, Artani apo LSDM-ja. Njësoj edhe sot pas kësaj pres konference, nuk dimë se kush ka të drejtë? Artani me atë që deklaroi sot, apo Zaevi me atë që tha në ekspoze. Pra, me një fjalë vazhdon dezhavu-ja e kësaj qeverisjeje, me deklarata boshe dhe paushalle të llojit të deklaratave për kryeministrin shqiptar, ndërsa ato që i përjetojnë dëmet në lëkurën e vet, janë vetë qytetarët”, thonë nga ASH.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Të paktën tre persona kanë humbur jetën në një aksident autobusi në Norvegji. Aksidenti ndodhi në distriktin Hadsel, në bregun veriperëndimor të...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Festat e fundvitit kanë sjellë trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Në rreth-rrotullimin e Bradasheshit dhjetëra automjete janë bllokuar në radhë, transmeton...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Qeveria ruse ka kërkuar që të shmangen spekulimet mbi shkaqet e rrëzimit të një avioni pasagjerësh të Azerbaijan Airlines, i cili shkaktoi...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka zhvilluar një takim lamtumirës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti....
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka takuar sot për takimin lamtumirës, kryediplomaten kosovare Donika Gërvalla-Schwarz. Hovenier ka njoftuar se bashkë kanë...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Gjermani ku është takuar me bashkatdhetarë. Sipas njoftimi në rrjetin social në Facebook, Haradinaj...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Gili dhe djali i saj, Redoni, kanë vendosur që të lënë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Vendimin i pari e...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka treguar se nga data 16 dhjetor ka filluar punën stafi i ri i rekrutuar i kuzhinierëve...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Tema e ‘nxehtë’, Kosovë-Shqipëri është rikthyer sërish në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Këtë e rikthyen Vullneti dhe Rovena të cilët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.