×
  • Lajme
  • Lajme

    ”Aleanca për Shqiptarët” i kërkojnë Kurtit të deklarohet pasi Qeveria e re në Maqedoni u pajtua për patrullime të përbashkëta me policinë serbe

    FrontOnline
    27 Korrik 2024

    Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq pas takimit me homologun e tij maqedonas, Pançe Toshkovski, tha se ka marrëveshje që nga muaji gusht, policët e Serbisë të patrullojnë në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas, për shkak të turizmit.

    Pas kësaj ka reaguar Aleanca për Shqiptarë (ASH), duke “uruar” deputetin e koalicionit “VLEN”, Bekim Qoku, për “sjelljen e policisë serbe në Ohër”, për shkak se Qoku është nga ky qytet.

    Gjithashtu Aleanca për Shqiptarët kanë kërkuar një deklaratë edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi ka qenë përkrahës i hapur i koalicionit VLEN që tashmë është në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

    “Kërkojmë publikisht që për këtë të prononcohet edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherit kryetar i Bekim Qokut dhe mbështetës i koalicionit jolegjitim që aktualisht është pjesë e Qeverisë e cila na e riktheu Sërbinë në RMV”, thuhet në reagim.

    Reagimi i plotë:

    Urime deputetit të VV-VLEN sjelljen e policisë sërbe në Ohër! Presim prononcim nga z.Albin Kurti

    Pas një fshehje dhe heshtje të çuditshme ndaj të gjitha vendimeve të Qeverisë jo legjitime, deputeti i Vetëvendosjes-VLEN, Bekim Qoku, solli diçka të “madhe” për qytetin e tij dhe shqiptarët në përgjithësi.

    Falë Qeverisë dhe ndryshimit që solli ky deputet dhe koalicioni ku ai bën pjesë, pas 35 viteve policia sërbe do të patrullojë lirshëm në Ohër, me kompetenca që të reagojë ndaj qytetarëve të saj që do vizitojnë Ohrin për pushime.

    Duke patur parasyshë deklaratën e ministrit Ivica Daçiç (i cili paralajmëroi edhe hyrjen e policisë), se Sërbia e njeh Kosovën si territor të vetin, kjo nënkupton se në Ohër do të kenë të drejtë të arrestojnë çdo shqiptar të Kosovës të cilin Sërbia e kërkon për luftën e vitit 1998-99.

    Kërkojmë publikisht që për këtë të prononcohet edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherit kryetar i Bekim Qokut dhe mbështetës i koalicionit jolegjitim që aktualisht është pjesë e Qeverisë e cila na e riktheu Sërbinë në RMV.

    A pajtohet dhe a mbështet z.Kurti këtë vendim, a do ta mbajë deputetin e tij ende në këtë Qeveri dhe a e sheh këtë rast në përputhje me politikat e Qeverisë dhe partisë që i drejton?

     

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.