Shkruan: Afrim Kasolli
Ka kohë që eksponentë të partisë në pushtet në Kosovë, herë në forma të hapura e herë të sofistikuara, kanë filluar të përzihen edhe në politikën shqiptare në Maqedoni të Veriut.
E sulmojnë në mënyrë brutale formacionin më të madh shqiptar atje, BDI-në të drejtuar nga Ali Ahmeti, si njëri nga protagonistët më të njohur të luftrave çlirimtare kombëtare. Duke e përkufizuar si mbetje të regjimit të vjetër etj etj.
Dhe kjo fushatë e orekestruar nuk është e rastësishme. Sepse për shkak të deligjitimimit që pësuan në Kosovë partitë e dala nga kjo trashëgimi, kurse disa nga drejtuesit e saj kryesorë, edhe u detyruan të largohen plotësisht nga Kosova për shkak të Gjykatës Speciale, atëherë Albin Kurtit me shpurën e tij nuk i ka mbetur tjetër armik nga kjo luftë pos Ali Ahmetit.
Ngase është ky i fundit që ende e mban gjallë politikisht trashëgimine e kësaj lufte.
Prandaj, në këtë pasion për ta zhbërë kujtesën e fundit politike të saj duhet kuptuar edhe urrejtjen e pushtetit aktual në Kosovë për këtë lider dhe dashurine për drejtues si Bilal Kasemi.
(Autori ka qenë deputet i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës)