×
  • Opinione
  • Opinione

    Albin Kurti është gjithçka që Edi Rama dhe Hashim Thaçi kurrë nuk do të jenë!

    FrontOnline
    22 Korrik 2022

    Që nga koha kur Albin Kurti u bë kryeministër i Kosovës, Edi Rama nuk është duke gjetur qetësi. Kjo jo pse Rama e vuan fatin e Kosovës apo të Hashim Thaçit në Hagë, por ngaqë tashmë e ka kuptuar se përballë nuk do ta ketë më një homolog që ndjehet inferior përballë superioritetit të tij, siç ndjehej në të kaluarën “vëllamthi” i tij, Hashim Thaçi.

    Nëse Hashim Thaçi gjatë karrierës së tij politike u përpoq të përfitonte nga lavdia e UÇK-së, Rama në mungesë të një të kaluare të ndritshme, e shfrytëzoi atë që në masë të madhe i mungonte Thaçit – oratorinë. Si dy gjysmake, njëri pa elokuencë, e tjetri pa lavdi, bashkë ndjeheshin të plotë veçanërisht kur mjeti më i fortë që kishin në duar ishte i përbashkët – propaganda që ushtronin përmes medieve ndaj çdokujt që tentonte të thoshte se këta dy i bëjnë bashkë interesat e biznesit, e jo shqiptaria.

    Pavarësisht se Hashim Thaçi asnjëherë nuk arriti që ta ketë fuqinë politike të cilën e kishte “vëllamthi” i tij Rama, për nga të bëmat u mundua që të jetë konkurrent i denjë i tij: gjatë kohës së pushteteve të tyre, shtetet shqiptare u bënë të pabanueshme. Andaj, jo rastësisht në Shqipëri qëmoti të porsalindurit i pagëzojnë me emra të huaj që kur të rriten sa më lehtë tua germëzojnë emrin në shtetet ku qindra mijëra të rinj u larguan dhe nuk u kthyen më kurrë. Kjo ngaqë që të gjithë thuajse e kuptuam se pushtetarë të llojit “Rama-Thaçi” i zhdukën nga fjalori politik fjalët “ndershmëri” dhe “përgjegjësi”.

    Antagonist i modeleve të tilla të mbrapshta është pikërisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Vet prezenca e tij e bën edhe më dallueshme paturpësinë e atyre që qeverisën me dekada. Si e bardha mbi të zezën. Pastërtia e tij politike, e kaluara përplot sakrificë (para dhe pas luftës), intelekti dhe përgatitja e tij sot i lë në hije gjysmakët. Apo edhe i bën më të vërejtshëm ata që mendonin se mendje hapur tregohesh kur i gjunjëzohesh Vuçiqit dhe e harron të kaluarën dhe rrugën prej nga je nisur.

    Por, e kaluara të ndjek kudo. Si hije. Siç e përndoqi edhe Hashim Thaçin i cili sot ndodhet në Hagë për shkak të presionin që ushtronte dikur për themelimin e Gjykatës Speciale derisa me naivitetin e tij besonte se ai kurrë nuk do të mund të përfundonte në ulëse e saj si i pandehur. E kaluara njëjtë do ta përndjek edhe Edi Ramën i cili përgjatë tre mandateve, Shqipërinë e shndërroi në narko-shtetin e vetëm në zemër të Evropës.

    Në këto rrethana, Rama më mirë se kushdo tjetër e ka kuptuar se modeli i politikanit të Albin Kurtit është fundi i tij! Të tillë do të duhet të dukeshin krejt pushtetarët e ndershëm dhe të përgjegjshëm në të ardhmen. Dhe Rama e ka kuptuar se ai dhe Thaçi së shpejti do të mbeten e kaluar. E kaluar e turpshme që brezave të rinj do t’iu shërbejë si mësim se si nuk duhesh të bësh politikë!/Shqip.com

    Nga Rubrika
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Opinione06 Janar 2025
    Nga Hisen Berisha: Refuzimi i Kryeministrit Kurti ndaj Prokurorisë Speciale dhe institucioneve shtetërore shfaq një problem më të thellë sesa një mosmarrëveshje...
    Opinione03 Janar 2025
    Nga Richard Kemp: Ndërsa viti 2025 ka filluar, pesimizmi për fatin e Ukrainës rri pezull në ajër, ndërsa kutërbimi i paqësimit ndihet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Vendimi i Presidentit Joe Biden për të bllokuar blerjen e kompanisë amerikane të çelikut ‘US Steel’ nga kompania japoneze ‘Nippon Steel’ për...
    Kronika07 Janar 2025
    Një lokal është përfshirë nga zjarri, sot pasdite në Komunën e Suharekës. Mediat lokale kanë publikuar video, ku shihen njerëzit duke dalë...
    Lajme07 Janar 2025
    Pika kufitare në Vërmicë është e vetmja pikë kufitare në të cilën aktualisht pritjet shkojnë nga 10 deri në 15 minuta dhe...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Tabloidi gjerman “Bild” e ka renditur Shqipërinë, në krye të destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti. Ndërsa ka ndarë artikullin Kryeministri...
    Lajme07 Janar 2025
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se më 11 janar në ora 16:30, në sallën 1 tetori në Prishtinë, do të...
    Lajme07 Janar 2025
    Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, do të duhet të vendosë këto ditë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.