×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Alarm ekonomik/ Shteti i ka 600 milionë € të gatshme, investime kapitale veç 79 milionë €

    FrontOnline
    07 Shtator 2022

    Interesimi i Qeverisë së Kosovës në investime kapitale po del të jetë pothuajse minimal.

    Krejt, kjo pasi që shteti është fokusuar më shumë në shpenzime për skema sociale, e më pak në investime kapitale.

    Në total ka 39% më pak shpenzime kapitale për gjashtë mujorin e parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa shpenzimet për transfere sociale këtë vit janë rritur për 30%, shkruan Front Online.

    Këto të dhëna janë bërë të ditura në raportin financiar të Thesarit të Kosovës.

    Ndërsa, gjatë kësaj kohe shpenzimet kapitale të Qeverisë Kurti kanë arritur vlerën prej 79.30 milionë euro e që po del të jetë një normë shumë e ulët.

    Derisa bilanci bruto i fondeve deri më 30 qershor të këtij viti ishte 596.37 milion euro.

    Nga, 79.30 milionë euro shpenzime kapitale më shumë janë bërë për toka/shpronësime në vlerë prej 25 milionë euro, të pasuara nga ndërtimi i rrugëve më 21 milionë euro, pastaj në shkolla, spitale e objekte të tjera në mbi 9.5 milionë euro dhe sektorë të tjerë.

    E, për opozitën dhe njohës të ekonomisë ky është një alarm ekonomik sepse deri më tani siç thonë ata kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e shtetit të Kosovës.

     

    Shala: Shpenzimet kapitale për 6 muaj janë alarm ekonomik për shtetin

    Deputeti i PDK-së, njëherit kryetar i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala thotë për Front Online, se shuma e vogël që është përdorë për shpenzime kapitale nga kjo Qeveri është vërtetë shqetësuese.

    “Mosshpenzimi i investimeve kapitale paraqet një shkallë të lartë të rrezikut zingjiror në gjithë sektorët tjerë pastaj edhe tek pjesa e atyre objekteve kapitale që kanë mbetë pa u realizua, por mbi të gjitha efektet tjera janë edhe tek ekonomia tjetër varëse, logjistike, ndërtimore si dhe mungesa e parasë në terren në pjesën e investimeve kapitale që do të reflektojë tek ndërmarrësit e sektorit privat, pra mjete këto të cilat Qeveria i mban në konto të saj kanë qenë të planifikuar dhe të dedikuara për zhvillime, për investime kapitale që direkt dhe indirekt do të ndihmonin shumë edhe sektorin privat, veçanërisht sektorin privat si pjesë e implementimit dhe zbatimit të projekteve”, është shprehur Shala, për Front Online.

    Sipas tij, ky është alarm ekonomik.

    “Kjo nënkupton që ne po futemi në një situatë të paqenë ndonjëherë në historinë e shtetit të Kosovës, në fushën ekonomike-sociale sepse kjo është paaftësi totale dhe alarm ekonomik”, ka thënë ai.

    Shala, thotë se me këtë qasje të Qeverisë, Kosova po humb miliona euro dhe po e shkatërron sektorin privat.

    “Kur, ia shtojmë kësaj edhe shkallën e lartë të inflacionit që është zyrtarisht 14.2 por në disa sektorë shkon deri në 22% do të thotë situata është ende më kritike pikërisht për faktin se mjetet që po rrijnë në konto të Qeverisë pa asnjë arsye po i nënshtrohen një devalvimi të skajshëm dhe sot ne po humbim miliona e qindra miliona euro, sot ne po falimentojmë shumë kompani biznesore dhe po e shkatërrojmë sektorin privat dhe çka është më e keqja Qeveria nuk e vërën këtë dhe vazhdon të subvencionojë sektorin publik, duke e lënë jashtë çdo konteksti logjik dhe ekonomik sektorin privat”, ka deklaruar kryetari Shala.

     

    Ish-ministri i Financave për shpenzimet kapitale të Qeverisë: Vetëm 20 milionë kanë efekt në zhvillim ekonomik

    Për ministrin e Financave, Haki Shatrin shuma prej 79 milion euro është mjaftë e ulët, por se edhe nga kjo shifër janë pak mjete që janë shpenzuar e që kanë efekt në zhvillim ekonomik.

    “Kjo është shumë e ulët, pra i bie vetëm 11% të totalit të realizuar. Pra, prej 79 milionë eurove janë dikund rreth 20 milionë që janë investua e që kanë efekt në zhvillim ekonomik, pjesa tjetër janë shpenzime që janë pagua por nuk kanë kurrfarë efekti në zhvillim”, është shprehur ish-ministri.

    Ndërsa, ka treguar se këtyre mjeteve në vitin e ardhshëm do t’u bie vlera .

    “Nëse këto mbesin për vitin tjetër më nuk e kanë vlerën e rreth 600 milion eurove, por do ta kenë vlerën e 400 milionëve, do të thotë menjëherë e dëmtojnë ekonominë drejtpërdrejtë. Efekti tjetër zingjiror është se shumë kompani mbesin pa punë. Efektet negative të këtij mosveprimi janë zingjirore dhe nuk mund të vlerësohen saktë në shifra”, ka thënë Shatri për Front Online.

     

    Limani: Sikurse Qeveria të dinte t’i shpenzonte paratë do ta zbuste situatën ekonomike

    Njohësi i ekonomisë, Musa Limani thotë për Front Online se sikurse Qeveria t’i shfrytëzonte këto mjete dhe mos t’i mbante në konton e saj do të zbutej situata e rëndë sociale dhe ekonomike.

    “Sikurse Kosova në realit qeveria t’i shfrytëzonte këto mjete të cilat janë të parapara për zhvillimin ekonomik në infrastrukturë përkatësisht në rrugët të cilat janë nisur dhe normalisht që do të zbuste situatën e rëndë sociale dhe ekonomik dhe njëherit do të ndikonte në kryerjen e këtyre rrugëve të cilat kanë filluar dhe ndër vite janë duke u promovuar”, është shprehur Limani.

    Njëjtë sikurse edhe Shatri, edhe Limani thotë se këtyre milionave deri në vitin e ardhshëm do t’u bie vlera.

    “Normalisht që do t’iu bie vlera sepse inflacioni me gjasë do të jetë edhe në vitin e ardhshëm prandaj inflacioni zhvlerëson valutën. Mirëpo, një gjë tjetër dihet se nëse këto mjete nuk shfrytëzohen tani këto barten për vitin e ardhshëm, dhe kjo ka efekte të shumëfishta negative mos shfrytëzimi i mjeteve të këtyre fondeve të parapara për zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka thënë ai.

    Në periudhën janar-qershor të vitit të kaluar investimet kapitale kapën vlerën prej 128,960,000 euro, deri sa në vitin 2020 ato arritën në vlerën prej 92,530,000 euro./Front Online

     

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin...
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në takime me qytetarë në lagjen “Kodra e Trimave” dhe “Kalabri”...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.