×
  • Sport
  • Sport

    Alain Giresse e komenton fitoren e sontme ndaj Irlandës së Veriut: Ishte e merituar, këta dy futbollistë sollën freski në skuadër

    FrontOnline
    09 Qershor 2022

    Në përvjetorin e katërt të vdekjes së legjendës shqiptare të futbollit, Fadil Vokrri, Përfaqësuesja e Kosovës e ka shënuar një fitore dramatike sonte.

    Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova ishte sonte nikoqire e Irlandës së Veriut, raporton FrontOnline.

    Ndeshja e vlefshme për grupin të Ligës C, i takoi Kosovës 3:2.

    Trajneri i Kosovës, Alain Giresse e cilësoi tepër të rëndësishme këtë fitore, teksa foli edhe për “finalen” e 12 qershorit ndaj Greqisë në Volos.

    “Rëndësi ka që fituam ndeshjen, ishte një fitore e merituar. Sa i përket asaj çfarë ndodhi në fushë mund të diskutojmë pafund, rëndësi kishte fitorja”, ka thënë fillimisht trajneri francez në “SSK”, përcjell FrontOnline.

    Mesfusha? “Reagimi i treshes së mesfushës ishte i duhur, ai që prisnim. Dreseviq dhe Muslija sollën freksi në mesfushën tonë, jemi të kënaqur”.

    Kërkesa ime që lojtarët e krahut të ndihmonin edhe në mbrojtje? “Po, sepse nuk mund të parashikojmë rrethanat e një ndeshjeje. Është situata e lojës që na detyron ndonjëherë të rikthehemi për të ndihmuar mbrojtjen, por nuk ndodhi sepse unë u kërkova të riktheheshin”.

    “Rrudhani ia doli, ishte ndeshja e parë, ai bëri një ndeshje shumë të mirë. Ujkanin e njohim, ai është gati sa herë kemi nevojë për të”.

    Ndëshkimet me kartonë të verdhë? “Nuk ka nevojë për përgjigje. Nuk jam i kënaqur që do na mungojnë tre lojtarë, padyshim që nuk jam i kënaqur, shtohen problemet. Greqia? Do luajmë me 11 lojtarë”, deklaroi trajneri francez./FrontOnline/

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Sport17 Maj 2024
    Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani ka shënuar gol të bukur në përballje me Fiorentinën si mysafir në ndeshjen e vlefshme për javën...
    Sport17 Maj 2024
    Ka mbetur edhe pak kohë drejt përfundimit të sezonit në top ligat evropiane. E skuadra e Milanit ka filluar të mendoj për...
    Sport17 Maj 2024
    Max Allegri është shkarkuar për herë të dytë nga posti i trajnerit të Juventusit, por largohet me një numër të jashtëzakonshëm rekordesh...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje për të kuptuar mendimin dhe qasjen e qytetarëve në raport...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të premten një ligj, i cili i lejon të dënuarit me burg të shërbejnë...
    Lajme17 Maj 2024
    Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendosur që tekstet të mos shpërndahen nëpër shkolla sikurse ka ndodhur me...
    Lajme17 Maj 2024
    Nënkryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka ngushëlluar për vdekjen e një të riu nga Gjilani pas një aksidenti në...
    Lajme17 Maj 2024
    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë një studim hulumtues rreth eksportit dhe pagesave tē parasë së gatshme përmes institucioneve financiare mbrenda...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Piramida e rinovuar e Tiranës ka fituar Çmimin e Madh për Evropën Juglindore. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.