×
  • Lajme
  • Lajme

    Akuzohet për sul*m ndaj KFOR-it dhe policisë, Llazar Dejanoviq pranon fajësinë

    FrontOnline
    16 Tetor 2024

    I akuzuari për sulmin ndaj policisë dhe KFOR-it, Lazar Dejanoviq, të mërkurën në seancën e shqyrtimit fillestar ka arritur marrëveshje me Prokurorin Speciale për pranimi të fajësisë.

    Ngjarja kishte ndodhur më 29 maj të 2023-tës në afërsi të objektit të Komunës së Zveçanit.

    Kryetar i trupit gjykues, gjyqtari Valon Kurtaj e ka pyetur të pandehurin Dejanoviq nëse është në dijeni për heqje dorë nga një proces i rregullt gjyqësorë pas pranimit te arritjes se marrëveshjes. Lidhur me këtë, i pandehuri tha se marrëveshjen e ka arritur me vullnetin e lirë dhe se e pranon se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet, shkruan Betimi për Drejtësi transmeton Klankosova.tv

    Prokurori i rastit, Bekim Kordaliu tha se pas pranimit të kërkesës së mbrojtësit të të akuzuarit dhe pranimit të autorizimit të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale kanë arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë më 14.10.2024.

    Ai propozoi gjykatës se me rastin e shqiptimit të dënimit ndaj të akuzuarit, për veprën penale sulm ndaj personit zyrtare e kryer në bashkryerje t’i shqiptohet dënimi nga 8 deri në 10 muaj burgim, dhe se në kuadër të këtij dënimi t’i llogaritët edhe koha e kaluar në paraburgim, ndërsa për veprën pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm t’i shqiptohet dënim me burg prej 6 muajsh me mundësi zëvendësimi me gjobë prej 10 mijë deri 11 mijë euro.

    Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Dejanoviq, avokati Lujbomir Pantoviq tha se marrëveshja për pranimin e fajësisë është arritur dhe pranuar në mënyrë dhe kushte siç i ceku edhe prokurori i rastit. Ai tha se konsidero se janë përmbushur të gjitha kushtet të KPP-se që gjykata ta pranojë marrëveshjen e arritur për pranim të fajësisë.

    “Sa i përket veprës penale pjesëmarrja në turmë e cila kryen veprën penale huliganizëm, unë e njoftoi gjykatën që i pandehuri është i gatshëm që dënimin me burgim prej 6 muaj t’i ndërrohet dënim me gjobe.

    Më pas, gjyqtari Kurtaj, njoftoi se gjykata pranon arritjen e kësaj marrëveshje mes të akuzuarit dhe Prokurorisë.

    Akgjykimi për këtë rast pritet të shpallet sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

    Aktakuza ndaj të pandehurit Dejanoviq është ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 15 tetor 2024.

    Sipas aktakuzës i pandehuri më datë 29.05.2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në koordinim me të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, si dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se është jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar për Shqipërinë, e cila dje hapi zyrtarisht negociatat...
    Lajme16 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 25 vjetorin e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës (QKRMT) tha se përkundër...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka nënshkruar marrëveshje në vlerë prej 12.6 milionë eurosh me KfW, e cila ka për qëllim...
    Të tjera
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se hapja e kapitujve për anëtarësim në BE e Shqipërisë është një arritje e rëndësishme...
    Lajme16 Tetor 2024
    Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht mes vete. Policia bën të ditur se si...
    Lajme16 Tetor 2024
    Policia dje në Gjilan ka ndaluar një automjet, ku gjatë kontrollit u janë zbuluar 15 pako me nga 20 shishe gaz serb...
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkurë në Kamëz. Policia njofton se gjyshi ka përplasur aksidentalisht me makinë nipin...
    Lajme16 Tetor 2024
    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala ka krahasuar provokimet e Serbisë për Kosovën me ato të Rusisë kundër Ukrainës. Shala tha...
    Kronika16 Tetor 2024
    Një person është arrestuar në Kllokot pasi që i njëjti ishte duke bashkëjetuar me një të mitur. Sipas raportit policor, viktima është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.