Jennifer Aniston kohët e fundit pranoi se ka ndaluar të shoqërohet me disa njerëz të cilët i takonte çdo javë, për shkak të qëndrimit të tyre në lidhje me vaksinimin kundër Covid, transmeton FrontOnline.
“Ende ka një grup të madh njerëzish që janë kundër vaksinës ose thjesht nuk i dëgjojnë faktet. Është një turp i vërtetë”, tha ajo.
“Unë thjesht humba disa njerëz në rutinën time javore që refuzuan të vaksinoheshin”, shtoi ajo. Aktorja pretendon se të gjithë kanë të drejtën e mendimit të tyre, por që shumë opinione bazohen në frikë ose propagandë.
“Unë mendoj se është detyrimi ynë moral dhe profesional t’i bëjmë të ditur njerëzve të tjerë nëse kemi mbrojtje nga korona, sepse të gjithë nuk mund të testohemi çdo ditë. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se kam hequr qafe disa miq”, tha Aniston.
Që nga fillimi i pandemisë, Jennifer mbrojti mbajtjen e distancës dhe mbajtjen e maskave./FrontOnline/