Aktorja amerikane Gwyneth Paltrow zbuloi se djali i saj 15-vjeçar Moses nuk ishte rehat me faktin se ajo merret me shitjen e lodrave të seksit. Aktorja ka treguar për emisionin e famshëm amerikan se djali i saj së fundmi i ka thënë se fillimisht nuk ishte entuziast për punën e saj, pra idenë e shitjes së vibratorëve.
“Por më pas ai shtoi, ‘E kuptova se nuk duhet të jetë e turpshme që dikush të blejë diçka që dëshiron. Ti je feministe’”, tha Gwyneth në Ellen De Generes Show.
“Isha shumë e lumtur. Ishte shumë e ëmbël. Jam e sigurt se ai është ende pak i pakëndshëm, por ai po e përballon shumë mirë këtë”, shtoi ajo.
Aktorja nuk ka treguar se çfarë mendon vajza e saj 17-vjeçare Apple për gjithë këtë. Ajo ofron gjithashtu një qiri të quajtur “Kjo ka erë si vagjina ime”, të cilën e shet për 75 dollarë./FrontOnline/