Aktori Sean Penn po divorcohet nga gruaja e tij 29-vjeçare Leila George, raporton revista People.
Aktorja australiane paraqiti kërkesën për divorc nga aktori 61-vjeçar në Gjykatën e Lartë të Qarkut Los Anxhelos të premten. Sean dhe Leila janë martuar për një vit. Arsyeja e ndarjes së tyre aktualisht nuk dihet.
Sean dhe Leila janë në një lidhje që nga viti 2016. U zbulua se ata u martuan fshehurazi në gusht 2020 kur aktivistja Irena Medavoy i uroi ata në profilin e saj në Instagram dhe u uroi lumturi në martesë.
Nga ana tjetër, Leila ishte gruaja e tretë e Sean. Ai ishte i martuar më parë me Madonna-n dhe aktoren Robin Wright. Gjithashtu, në fund të vitit 2013, ai ishte në një lidhje me aktoren Charlize Theron, dhe ata u ndanë dy vjet më vonë./FrontOnline/