Aktori i famshëm Alec Baldwin vrau aksidentalisht një grua nga grupi i xhirimit dhe plagosi regjisorin dhe skenaristin e filmit të ri “Rust”.
Sipas Guardian, aktori vrau drejtoreshën e fotografisë me një armë mbështetëse dhe plagosi regjisorin Joel Souz, raporton Guardian fjalët e autoriteteve në New Mexico, transmeton FrontOnline.
Sherifi i policisë ka konfirmuar se dy persona u qëlluan në setin e filmit ‘Rust’. Drejtoresha e fotografisë Haileen Hutchins, 42 vjeçe, dhe regjisori Joel Souza, 48 vjeç, u qëlluan kur ai qëlloi me një armë mbështetëse të përdorur nga aktori dhe producenti Alec Baldwin 68 vjeç”, thuhet në raportin e policisë. “Zonja Hutchins u transportua me avion në spital ku u shpall e vdekur. Souza ndodhet në spital për trajtim”.
Nuk u njoftua se sa serioze ishin plagët e Souza. Bëhet me dije se hetimet janë të hapura dhe aktive, dhe për këtë ngjarje nuk është marrë asnjë masë ligjore. Zyra e sherifit i tha Guardian se Baldwin foli vullnetarisht me hetuesit dhe u largua pas bisedës.
Përfaqësuesit e mediave të Alec Baldwin deklaruan se ngjarja ka ndodhur pasi aktori ka qëlluar nga një armë me municion fals, pa dhënë detaje. Xhirimet janë ndërprerë./FrontOnline/