Aktori i famshëm i Hollivudit, Woody Harrelson goditi një burrë të dehur i cili po përpiqej të filmonte aktorin dhe vajzën e tij gjatë një nate jashtë, shkruan The Sun.
Incidenti ndodhi në një bar në Uashington pasi Woody u mërzit duke pretenduar se një burrë i panjohur donte t’i fotografonte. Mediat e huaja shkruajnë se policia më në fund ka ndërhyrë, transmeton FrontOnline.
Harrelson pretendon se i është afruar burrit të dehur dhe i ka thënë që të ndalojë së fotografuari dhe të fshijë fotografitë e marra tashmë, por burri dyshohet se ka ecur drejt tij dhe ka tentuar ta kapë nga qafa.
Aktori deklaroi se për shkak të kësaj, ai goditi burrin në zonën e qafës dhe se gjithçka ishte në vetëmbrojtje, dhe versioni i tij i historisë u konfirmua nga dëshmitarët që ishin të pranishëm në lokal në atë kohë.
Policia më vonë mori në pyetje burrin me të cilin Harrelson u përplas. Ata ende po vazhdojnë hetimet, dhe nëse ngrihet një aktakuzë, ata do të zbulojnë emrin e tij.
Harrelson ka tre vajza – Danny, Zoe dhe Makani. Mediat e huaja shkruajnë se nuk dihet me cilën prej tyre ishte aktori në lokal.
Aktori edhe në të kaluarën u konfliktua me fotografë profesionistë. Në 1995, ai sulmoi dy fotografë duke pretenduar se ata po ndiqnin familjen e tij në një udhëtim në Martha’s Vineyard. Ai përfundimisht duhej t’u paguante atyre kompensim. Ai dyshohet se sulmoi një fotograf edhe në vitin 2006 dhe i theu kamerën./FrontOnline/