×
  • Lajme
  • Vip
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Aktorët serbë planifikojnë xhirimin e një filmi për Kosharen

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Aktorët nga Serbia duket se po vazhdojnë mendësinë e njëjtë me politikanët e tyre sa i përket qasjes ndaj popullit shqiptarë. Kjo e dëshmon edhe hapi i tyre për xhirimin e një filmi artistik për luftën në Koshare, me regji të Balsha Dogas.

    Ndonëse, Beteja e Koshares ishte një triumf i Republikës së Kosovës, ndryshe po pretendohet të paraqitet nga Beogradi zyrtar.

    Ky projekt filmik (Omega Production) e cila fitoi konkursin e Qendrës së Filmit të Serbisë për një film me temë kombëtare, do të shfaqet në kinema në shkurt të vitit të ardhshëm, transmeton Indeksonline

    Tema kryesore e filmit është fati i ushtarëve serbë në Kosovë.

    “Ne gjithashtu duam të tregojmë se çfarë ndodhi me të mbijetuarit. Në të njëjtën kohë, ne do të ndjekim disa histori të tjera – në sfondin e luftës”, shpjegon regjisori.

    Sipas tij, filmi do të xhirohet në disa lokacione në Serbi dhe Mal të Zi, por jo në Kosovë.

    Gazeta “Danas” ka pyetur ekuipazhin e filmit se a do të bëjnë kërkesë autoriteteve në Kosovë për të xhiruar pamje edhe në Koshare tek vendndodhja autentike, Dogas u përgjigj se ai nuk i drejtohej askujt në Kosovë.

    “Mendojë se nuk do të merrnim pëlqimin për të punuar në këtë film”, ka deklaruar ai.

    Skenari për filmin dhe serialin u bazua në bazë të dëshmive të ushtarëve që mbijetuan me të cilët regjisori Dogo ka një grup të përbashkët në Facebook, ku ata këshillohen për detaje.

    Lidhur me këtë film, ka reaguar Ben Apolloni, regjisori i shfaqjeve në Kosovë.

    “Serbët, pas atij dokumentarit që bëri shumë bujë, tani po e bëjnë edhe një film për Betejën e Koshares. E, ne, lutemi ishalla bëhen kungujt sivjet dhe hamë fara”, ka deklaruar ai.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.